×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Deputeti gjerman tregon të vërtetën lakuriqe të negociatave me Shqipërinë

Hënë, 02 July 2018 15:03

Ish kryeministri Sali Berisha, ka postuar intervistën e Thorsten Frei, reportuesit të grupit parlamentar CDU/CSU për DW (Dewtche Wele).

Frei thotë se vendimi i Brukselit për Shqipërinë dhe Maqedoninë, nuk mund të merret as si "po" e as si "jo".

Berisha ka përmbledhur në 7 pika atë çka deputeti gjerman ka folur për prestigjiozen DW:

1- Kancelarja Merkel nuk foli fare në Bundestag për hapjen e negociatave me Shqipërinë

2 - Në Këshillin Europian ne Bruksel, organi suprem i vendimmarrjes se Bashkimit Europian i perbere nga kryetarët e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të BE, nuk u diskutua fare për hapjen e negociatave me Shqipërinë

3-Në Bruksel, Keshilli Europian nuk ka marrë asnjë vendim pasi çështja nuk u shqyrtua fare në samit, por u ra dakord që çështja të jetë në agjendë (pra të shqyrtohet shënim i imi) në vitin 2019 pas zgjedhjeve të Parlamentit Europian.

4 - Vendimtar është Këshilli Europian dhe jo Këshilli i Ministrave të BE

5 - Para se qeveria gjermane të japë votat, duhet të ketë mandat miratimi nga Bundestagu, i cili duhet të votojë një rezolute për këtë qëllim!

6- Negociatat e anëtarësimit nuk mund të fillojnë para fundit të vitit 2019!

7- Shtohet kushti i zgjedhjeve Lokale, pra bëhen 14 kushte për hapjen e negociatave në fund të vitit 2019

Këtu më poshtë keni tekstin e plotë të intervistës së Thorsten Frei dhënë Radios DE. sb

 

Intervista e plotë:

Frei për negociatat me Shqipërinë: Jo para fundit të 2019-ës

Thorsten Frei, raportuesi i grupit parlamentar CDU/CSU në intervistë ekskluzive për DË (shqip) thotë se vendimi i Brukselit për Shqipërinë dhe Maqedoninë nuk mund të merret as si "po" e as si "jo".

DË: Zoti Frei, të enjten ishte parashikuar të bëhej një votim në Bundestag mbi Shqipërinë dhe Maqedoninë, por nuk u bë, përse?

Thorsten Frei: Si koalicion qeveritar ne në fakt deri të martën donim që, në kuadër të debatit për deklaratën qeveritare të vinim në votë dy mocione për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Por kur u pa që Këshilli i BE-së nuk do të merrte vendim, ne e lamë.

: Kancelarja gjermane, Angela Merkel, nuk e përmendi fare zgjerimin e BE-së në fjalën e saj në Bundestag.

Thorsten Frei: Po, është e vërtetë. Zonja Merkel nuk foli për këtë temë. Meqë nuk pati ujdi me Bundestagun, ajo nuk kishte se si të fliste për negociatat në Bruksel. Në Bruksel u ra dakord se kjo çështje do të jetë sërish në agjendë në vitin 2019, pra, pas zgjedhjeve për Parlamentin Europian. Por është e qartë se: Para se qeveria gjermane të japë votën e saj, ajo duhet të ketë një mandat nga Bundestagu gjerman. Pra, ende duhet të votojmë për mocionet tona.

DË: Në Shqipëri opozita e shikon vendimin e Këshillit të Ministrave si një "Jo", ndërsa qeveria e kupton si "Po".

Thorsten Frei: Nuk është vendimtar Këshilli i Ministrave të Jashtëm, por Këshilli i Bashkimit Europian. Meqenëse ky nuk ka marrë vendim fare, nuk është as "po", as "jo".

DË: Kur mund të fillojnë negociatat e anëtarësimit?

Thorsten Frei: Kjo do të varet, jo përpara fundit të vitit 2019. Ne, si grup parlamentar i partive CDU e CSU, do ta kishim mirëpritur qysh tani një vendim për çelje negociatash me kushte. Për Shqipërinë do të kishim qenë dakord për çeljen e negociatave nëse do të ishin përmbushur dy kushte: përfundimi i vetting-ut për 57 gjyqtarët dhe prokurorët më të lartë dhe përmbyllja e reformës zgjedhore. Pra, e thënë më saktë: Konferenca e parë e anëtarësimit do të bëhet vetëm kur zgjedhjet e reja për pushtetin lokal të zhvillohen në bazë të reformës së re zgjedhore të miratuar me konsensus.

DË: Kushtet për Shqipërinë janë të qarta. Po për Maqedoninë? Maqedonia ka marrë shtatë rekomandime tashmë nga Komisioni.

Thorsten Frei: Kjo është e vërtetë. Dhe çdo herë ka ngecur te vota e Greqisë. Prandaj është gjithsesi për t'u njohur fakti që dy qeveritë e Maqedonisë dhe Greqisë tani bënë një përpjekje për ta zgjidhur këtë grindje afro 30-vjeçare për çështjen e emrit Ende nuk është përmbyllur tërësisht. Nevojiten edhe votimet e parlamenteve, në Maqedoni madje kemi përpara edhe një referendum kushtetues. Pra, do të jetë shumë e vështirë, prandaj do të kish qenë mirë që Këshilli i BE-së të dërgonte një sinjal pozitiv te popullsia e Maqedonisë.

: A mendoni se do të ketë destablizim të gjendjes në prag të referendumit të shtatorit?

Thorsten Frei: Ky rrezik nuk mund të përjashtohet. Nga ana tjetër ekziston edhe një sinjal i qartë që ky vend ka një perspektivë europiane. Fakti që nuk u morr një vendim për këtë çështje nuk ka të bëjë me Maqedoninë. Sidomos në Francë ekziston opinioni se Bashkimi Europian është i vetë problemi, dhe si i tillë ai nuk mund të jetë i aftë për zgjerim. Por unë jam i mendimit, se premtimi i Selanikut është kryesori dhe se ne orientohemi nga përparimet që ka bërë vendi.

: Në shtyp pati së fundi spekulime, se Shqipëria mund të ofrojë strehime për migrantët. Ndërkohë ky lajm është përgënjeshtruar zyrtarisht nga Shqipëria. A ka pasur ndonjë propozim të tillë?

Thorsten Frei: Unë e kam lexuar në gazeta. Politikisht kjo tek ne nuk u diskutua kurrë. Prandaj edhe kam mirëkuptim për vendimin e Shqipërisë për t'i hedhur poshtë këto përfytyrime.
Nuk mund të pritet kurrsesi prej Shqipërisë që të "sakrifikohet" për këtë çështje. Përse u dashka sakrifikuar? A nuk do të bëhet Shqipëria anëtare e BE-së? Kampet pritëse do të kenë kuptim vetëm jashtë BE-së. Kështu që, bëjmë mirë që zgjidhjen ta gjejmë në vendet e Afrikës së Veriut.

Modifikuar më Hënë, 02 July 2018 15:15
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...