Akuza për Fleckenstein-Vlahutin: Kujdes me tryezat e njëanshme

Hënë, 02 July 2018 20:04

Deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj me anë të një postimi ka treguar se ditën e sotme ka qenë e ftuar në një diskutim me eurodeputetin Knut Fleckenstein, teksa ka thënë se tryeza ishte e njëanëshme. Sipas Mehmetaj, opozita nuk ishte e ftuar si e barabartë, teksa ka shtuar se si kusht kryesor BE-ja na ka vendosur luftën kundër krimit të organizuar.

Deputetja e LSI, ka vijuar postimin duke shkruar se përgjegjës për këtë situatë është vetëm Rama.

Postimi i plotë

Sot isha e ftuar në një tryezë diskutimi me Eurodeputetin Fleckenstein dhe një përfaqësi të vogël diplomatike. Së pari, duhet të theksoj se tryeza ishte tërësisht e njëanshme dhe opozita nuk ishte e ftuar si e barabartë në një diskutim që duhet të përfshijë të gjithë aktorët e shoqërisë shqiptare. Së dyti, përtej urimeve pa kuptim në këtë moment post vendimit që nuk mori Këshilli i Europës, duhet të reflektojmë mbi ato që janë shkruar e zeza në të bardhë në dokumentin e miratuar nga Këshilli.

Për herë të parë pas kaq shumë vitesh përpjekje për anëtarësim, BE na vendos si kushtin më kryesor: luftën ndaj krimit të organizuar dhe narkotrafikut. Ka vetëm një përgjegjës për këtë situatë dhe ky është Edi Rama.

Reforma në Drejtësi e nisur me frymën e konsensusit, u vra që në fillim të këtij mandati qeverisës, duke zgjedhur përfaqësues të njëanshëm në kundërshtim me Kushtetutën dhe duke nxjerrë jashtë funksionit Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e lartë.

Këshilli kërkon rezultate në krijimin e institucioneve të drejtësisë: ngritjen e SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, të cilat me lëvizjet e njëanshme të mazhorancës kanë zero shans të krijohen brenda afateve. Azilkërkuesit shqiptarë, që kanë zënë vendin e parë në Francë krahasuar edhe me vende si Siria , që janë në luftë ose varfëri ekstreme, janë edhe arsyeja kryesore që Franca nuk e dha dritën jeshile për hapjen e negociatave. Nga qeveria nuk ka asnjë reagim. Përkundrazi Kryeministri e thotë me zë e figurë që ska asnjë shqetësim që shqiptarët po ikin.

Nga ana tjetër, dokumenti i miratuar nga KE qartazi thotë që asnjë vendim nuk është marrë. Vendimmarrja për hapjen apo jo të negociatave do të ndodhë në 2019-n, pasi vendimi të kalojë paraprakisht në parlamentet nacionale të vendeve anëtare të BE dhe vetëm nëse, gjithmonë nëse, Shqipëria plotëson listën e gjatë të kushteve të vendosura.

Çdo interpretim i ndryshëm nga ky, është hi i hedhur syve të shqiptarëve dhe festë që tenton të mbulojë dhimbjen e qytetarëve.

Ne jemi mësuar që nga Bashkimi Evropian të marrim vlerat më të mira të solidaritetit, transparencës dhe gjithpërfshirjes. Çdo mision që synim ka të fshehë dhe deformojë të vërtetën nuk i bën mirë as BE dhe aq më pak Shqipërisë.

Edhe njëherë kam një ftesë miqësore për diplomatët dhe përfaqësuesit e BE të çdo niveli, kërkoni që në çdo tryezë apo diskutim që merrni pjesë të garantohet gjithëpërfshirja dhe paanshmëria. Ju që të parët apeloni për dialog, duhet të jeni të parët që në diskutim të ulni të gjithë palët.

Modifikuar më Hënë, 02 July 2018 20:11
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...