Basha, për Fleckenstein: Ju që thoni bashkëpunoni, puthuni e kërceni jeni OUT!

Hënë, 02 July 2018 21:00

Kryetari i opozitës Lulzim Basha, gjatë një bashkëpunimi të zhvilluar me të rinjtë, i ka dhënë një përgjigje eurodeputetit socialdemokrat Knut  Fleckenstein. Gjatë fjalës së tij kreu i PD-së tha se “Për ata që bëjnë leksione jo bashkëpunimi, jo puthuni, jo kërceni bashkë, janë fare aut dhe ju ka mbaruar koha.”

Deklarata e plotë e Lulzim Bashës

"Forca e pushtetit të tij nuk është vota e qytetarëve, nuk janë projektet për njerëzit. Është pakti me krimin. Krimi është vegla që e mban në pushtet. Për ne është fare e qartë, është mirë që shqiptarët të përballen me të vërtetën. Më vjen shumë keq që edhe sot ka pasur një investim Donkishotesk edhe nga ndonjë I huaj, vegël e Edi Ramës që flet gati për cdo gjë veçse për problemin.

Problemi këtu nuk është intimidimi I opozitës. Këtu nuk është problem I komunikimi qeveri opozitë, nuk është këtu përballja qeveri- opozitë problem. Problemi është kapja e drejtësisë nga qeveria. Problem është ekonomia. Ku s’ka investime, ku taksat rriten, prodhimi bie e çmimet rriten dhe papunësia rritet. Këto janë problemet e Shqipërisë! Të tjerat janë për ti hedhur hi syve.Të tjerat janë alibitë e Edi Ramës.

Në qoftë se do të vazhdojmë të kemi ministra të brendshëm të lidhur me krimin, nëse do të kemi një kryeministër i cili bën ligje të posaçme për të grabitur pronën publike, teatrin, që të pastrojë lekët e drogës me kullat, lekët e Yaris me kullat. Në qoftë se këtu kemi e do të vazhdojmë të kemi një drejtësi që nuk I ndëshkon politikanët e lidhur me krimin, I mbron ata, që merret me justifikimin e krimit si e si ti inkriminojë denoncuesit e krimit në vend që të merret me kriminelët. E dëgjuat se cfarë bënë sot me regjistrimin e vëllait të Fatmir Xhafës?

Dy ,muaj u munduan të ja veshin Italianëve, kur italianët nuk ua morën përsipër tani do shkojnë ta çojnë në një laborator tjetër. Por e kotë është ajo se analizën politikë ia ka bërë laboratori i Surrelit Ndërsa analizën e vërtetë ia kanë bërë të gjithë njerëzit. Të gjithë e dinë fare mirë se ai është regjistrim autentik ku vëllai I ministrit të Brendshëm vazhdon të bëjë trafik droge në Vlorë dhe nuk ka vlonjat që nuk e di këtë. Këta duan të bëjnë budallenj gjithë Vlorën dhe pastaj gjithë Shqipërinë. Pse? Që të mbajnë Fatmir Xhafën. Për Fatmir Xhafën, për Saimir Tahirin, për Taulant Ballën, për Habilajt, për Balilajt I kanë mbyllur dyert vendit. Prandaj rruga është fare e qartë.

Për ata që bëjnë leksione jo bashkëpunimi, jo puthuni, jo kërceni bashkë, janë fare aut dhe ju ka mbaruar koha. Partia Demokratike nuk bashkëpunon me qeverinë e krimit dhe të drogës. Partia Demokratike e ka bërë punën e saj për hapjen e negociatave duke parë të vërteta në sy, duke u thënë europianëve kështu siç thoni ju dhe pikërisht se është kështu siç thoni ju, na duhet ndihma juaj dhe hapja e negociatave do të ishte një ndihmë shtesë për t’I mbajtur përgjegjësit.

Por nuk mjaftoi as kërkesa jonë as aspirate e gjithë shqiptarëve sepse realisht asnjë vendi nuk I janë hapur negociatat në këto kushte ku është Shqipëria sot. Ne do të vazhdojmë të bëjmë detyrën tonë. Detyra e parë është të çlirojmë politikën nga krimi dhe çlirimi I politikës nga krimi nuk vjen dhe nuk do të vijë duke I dhënë indulgjencë, klemencë, falje Edi Ramës, por duke I treguar Edi ramës dhe qeverisë së tij të lidhur me krimin, derën! Duke e larguar këtë qeveri. Vetëm kjo, vetëm çlirimi I politikës nga krimi na çon tek hapja e negociatave. Çlirimi I ekonomisë nga oligarkët. Pesë oligarkë e kontrollojnë sot Shqipërinë. Ky që bën stadiumin me kullë, që pastron paratë e pista të drogës, për llogari të Edi Ramës, Damian Gjiknurit dhe të tjerëve, ky merr çdo tendër. Edhe një tender për pesë zyra që duhen rregulluar, prapë ky e merr. S’ka biznese të tjera të mesme e të vogla? Pesë apo dhjetë punëtorë që mund të punojnë? Jo! Pesë kompani kontrollojnë gjithçka dhe biznesi I vogël po shkon kokëposhtë. Pesë oligarkë që marrin gjithçka! Kjo do të marrë fund. Me ne kjo do të marrë fund.

Ashtu siç do ta çlirojmë politikën nga krimi, ashtu do ta çlirojmë ekonominë nga oligarkët. Dhe gjithçka që kanë marrë me kontrata abusive, korruptive apo me ligji si ky që duan të kalojnë në Parlament diten e enjte, duan ta kalojnë në Parlament kur nuk ka Gjykatë Kushtetuese, sepse nuk ka Gjykatë Kushtetuese ta pranojë një ligj të tillë. Gjithçka që kanë ndërmarrë, gjithçka që kanë bërë ne do ta zhbëjmë. Me ligj duan ta marrin teatrin por nuk do t’I lejojmë. Në qoftëse hedhin këtë hap, do të përballen me vendosmërinë totale të opozitës në Parlament dhe të qytetarëve. Dhe ju ftoj dhe ju si rini meqë jeni sot këtu, që në orën 7-7.10 ti bashkangjiteni artistëve atje, se nuk do ti lëmë vetëm ne artistët. Artistët e vërtetë nuk do ti lëmë vetëm ne. në atë project grabitjeje monstruoze ku do të pastrohen paratë e drogës, ku 50 përqind do ti marrë Edi Rama, 200 milion euro fitim! Prandaj vijnë makinat e mbushura me euro, se do të pastrohen atje e kudo tjetër ku do të ngrihen kulla nëpër Tiranë.

Pra asnjëherë nuk ka qënë më e qartë rruga. Asnjëherë nuk ka qënë më dinake përpjekja për t’u treguar shqiptarëve se u happen, nuk u happen, kapitulli, puna përgatitore, screening jo screening. Nuk happen negociatat me një kryeministër të lidhur me drogën. Nuk happen negociatat me një ministër të Brendshëm të lidhur me drogën. Nuk happen negociatat me një ekonomi të drogës" - tha Basha gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë.

Login to post comments