Shembja e Teatrit/ Rama inaguron “Turbinën”, s’do t’ia dijë për protestat

Hënë, 02 July 2018 21:44

Kryeministri Edi Rama duket se është i vendosur për shembjen e Teatrit Kombëtar, pavarësisht reagimit të fortë të komunitetit të artistëve, qytetarëve dhe të opozitës.

Këtë vendim të Ramës e vërteton edhe ceremonia e inagurimit të Turbinës, qendrës së artit. Kryeministri Rama u kujdes që të ishte vetë i pranishëm në ceremoninë inaguruese.

Ai iu kthye kritikëve lidhur me këtë godinë si dhe atë të Teatrit Kombëtar se qeveria ka bërë disa gjëra.

“Ishte një kohë jo shumë e largët, fare e afërt, vetëm 4 vjet më parë, kur mbi truallin shtetëror kishte rënë perdja e braktisjes. Pas saj zhdukeshin koka, piktura, e objekte të veçanta dhe zgjeroheshin faqet e mykut. Teksa qeveritë iknin dhe vinin duke i anashkaluar përherë, sallat i ngjanin varrezave. Ne s’kemi bërë çudi, por ca gjera i kemi bërë. Duan, s’duan ata që dinë çfarë nuk duan dhe s’dinë çfarë thonë”, tha Rama, duke u munduar që të justifikojë në këtë formë ligjin që i hap rrugën ndërtimin mbi truall shtetëror të 6 kullave private.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...