Deputeti i LSI publikon raportin e CIA për Edi Ramën

Tuesday, 03 July 2018 09:39

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Përparim Spahiu, mëngjesin e ditës së sotme ka publikuar një status në profilin e tij në Facebook. Bëhet fjalë për një raport të CIA që flet për Shqipërinë.

Në statusin e Spahiut, po ashtu flitet edhe për klimën e biznesit.

Ja shënimi i plotë i deputetit të LSI:

Ja si raporton CIA për Shqipërinë në raportimet e saj të fundit:

“Shqipëria shërben si rrugë kalimi për opiumin dhe hashashin nga veri-perëndimi i Azisë, si dhe për një sasi të konsiderueshme të kokainës nga Amerika e Jugut, të cilat më pas tregtohen në Evropën Perëndimore.

Normal që klima pozitive për trafiqet, përkthehet në hall për biznesin e ndershëshëm dhe konkurencën e lirë.

Ja çfarë raporton për klimën e biznesit dhe investitorët e huaj:

"Procedurat komplekse tatimore dhe të licencimit, sistemi i dobët gjyqësor, korrupsioni endemik, zbatimi i dobët i kontratave dhe çështjet pronësore, si dhe infrastruktura e vjetruar, kanë kontribuar për krijimin e një mjedisi të dobët për biznesin dhe kanë bërë që të largohen investitorët e huaj".

Pra jo investitorë të rinj, nuk bëhet fjalë, por flitet për largim të atyre ekzistues.

Me keqardhje, asgjë nuk thuhet për Rilindjen Urbane!

Modifikuar më Tuesday, 03 July 2018 09:54
Login to post comments