Petrit Vasili reagon ashpër ndaj Ramës: Ky është damlla

Tuesday, 03 July 2018 09:50

Teksa është futur në një diskutim shumë të vështirë çështja e teatrit, dhe kur Edi Rama duket se është i gatshëm që të shkatërrojë atë për të ndërtuar kulla, ka ardhur edhe një reagim tjetër kundër arrogancës së kryeministrit.

Bëhet fjalë për kreun e grupit të LSI-së, Petrit Vasili, i cili në një status në profilin e tij në Facebook, thotë se Rama po sulmon artistët, madje duke futur edhe përçarje mes tyre.

Kreu i Grupit të LSI-së, shkruan se Rama disa artistë po i cilëson të vërtetë dhe disa të tjerë, ndërsa shton se por vepron njësoj siç bëri me Akademinë e Shkencës.

POSTIMI I PLOTE
Shkollepaku pas shkencetareve, tani po klasifikon artistet ne te vertete e jo te vertete.

Shkollepaku pasi ju versul me furine e padijes shkencetareve te akademise se shkencave dhe ndau kush ishin shkencetare te vertete e kush jo, tani po klasifikon dhe artistet.
Shkollepaku i pikelluar deklaron me te njejten furi te padijes, qe Ndrenika eshte artisti i vertete i fundit ndersa artiste te tjere te vertete nuk ka,nuk ekzistojne eshte shkretetire.

Po pse ju nderton teater fare artisteve, kur ata nuk jane te tille, gjithnje sipas ketij Fake artistit kryeminister. Le t’i fuse me mire nja 500 apartamente atje ku eshte teatri sot se per mendje gremine si e ketij, shqiptareve u mjafton vetem teatri ERTV me te gjithe idiotet e kryeidiotet qe lozin ne te.

Nje shkollepaket si ky qe per vete eshte damlla nga shkenca e mysybet nga arti ndakerka artistet e vertetet nga jo te vertetet. po si mund ta beje dot??Apo jermi i padijes ja ndricon rrugen me balte.

Nje keshille: Po ju quajti ky artiste e shkencetare te vertete shikoni veten me kujdes se me siguri nuk jeni ne rregull sepse shume e sigurte eshte qe ky fake kryeminister nuk eshte ne rregull ne asgje…..

/55News.al/

Login to post comments