Kreu i PD, Lulzim Basha ishte ditën e djeshme një takim me disa të rinj, të cilët kanë kujtuar 2 korrikun e 1990, ditën kur qytetarë të Tiranës hynë në Ambasadën Gjermane duke paralajmëruar fundit e regjimit diktatorial.
Por, mbresat e takimit të djeshëm, Basha ka kujtuar edhe ditën e sotme, kur përmes një status në profilin e tij në Facebook, duke shtuar se do të përballet deri në fitoren e demokracisë, e shtetit të së drejtës.
“Bashkë me qindra të rinj kujtuam kurajon e mijëra të rinjve 28 vite më parë, kur gjithçka ishte në dorën e diktaturës. Të frymëzuar nga kurajoja e tyre, do bëjmë sot atë që na takon: Përballje, deri në fitoren e demokracisë, e shtetit të së drejtës!”, shkruan Basha në FB. /55News.al.