Edi Rama ka urdhëruar fikjen e radarëve për të favorizuar trafiqet, duke cenuar sigurinë kombëtare të Shqipërisë por dhe të fqinjëve. Ishte kjo deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së, Endrit Braimllari, në një status në rrjetin social Facebook.
Postimi i plotë
Mosfunksionimi i radarëve me urdhër të Kryeministrit për të favorizuar krimin e organizuar.
E kemi bërë publike për të disatën herë mosfunksionimin e radarëve me urdhër politik duke favorizuar krimin e organizuar. Nuk dimë se çfarë ka bërë Prokuroria e Përgjithshme e Përkohshme me këtë çështje shumë të ndjeshme jo vetëm për Shqipërinë, por dhe për institucionet partnere.
Është bërë evident rasti i radarëve të cilët fiken me urdhër politik për të lejuar trafikimin e lëndëve narkotike dhe drogave te forta dhe kjo si rezultat i investigimit dhe përgjimeve të antimafias italiane. Nga këto përgjime vërtetohet se qendrat e radarëve drejtohen nga trafikantët e lëndëve narkotike, gjë që përbën cenim serioz të Sigurisë Kombëtare.
Shqipëria, si vend anëtar i NATO-s si kusht kryesor nga agjencitë ligj zbatuese të partnerëve ka forcimin e kufijve.
Ky kryeministër e ka kthyer vendin nga një vend qe sillte stabilitet në një vend që eksporton destabilet, duke favorizuar grupet kriminale me urdhër të tijin politik.
Fikja e radarëve bëhet me urdhër të kryeministrit për të favorizuar trafiqet, duke cenuar sigurinë kombëtare të Shqipërisë por dhe të fqinjëve.
Këtij kryeministri nuk i intereson siguria e Shqipërisë ky kërkon të krijoj kaos në vend me qëllim që trafikantët të lulëzojnë dhe të punojnë me qetësi të plotë.