Nënkryetari i PD-së Edi Paloka, duke shkruar për 2 Korrikun e 1990, datën në të cilën 28 vite më parë, ku qytetarë të Tiranës hynë në Ambasadën Gjermane duke paralajmëruar fundit e regjimit diktatorial, thekson se Rama po përdor të njëjtën strategji si Ramiz Alia në ato vite.
Sipas Palokës Ramën e gënjen mendja se do të ketë tjetër fund nga ai i Alisë.
Postimi i plotë:
2 korriku pas 28 vitesh…
Respekti per ata djem qe guxuan dhe shperthyen deren drejt lirise do te jete i perhershem. Por sot une dua te kujtoj nje moment qe e lidh ate kohe me te sotmen.
Nje urdher i fshehte i dhene nga Ramiz Alia qe policia te mos i pengonte me njerzit qe kerkonin te hynin neper ambasada !
Po pse ?
Shqiperia kishte mbetur vendi i fundit komunist ne Evrope pas rrezimit te Murit te Berlinit. Por disa protesta kunder rregjimit si ne Shkoder , Kavaje, po dhe ajo qe u quajt proteste e heshtur me 28 janar 1990 ne Tirane, tregonin se dhe shqiptaret nuk do vazhdonin ta mbanin koken ulur.
Sigurisht revoltat behen nga liridashesit, nga “rebelet” e jo nga ata me shpirt skllavi.
Ne ato kushte shpërthimi i ambasadave ishte një nivel tjetër i revoltës së shqiptarëve, por atë moment Alia u përpoq ta përdorte ne favor te tij.
Ai lejoi largimin e njerezve me ambasadat i bindur se keshtu largoi nga vendi gjithe kundershtaret dhe siguroi paprekshmerine e regjimit.
Kjo ishte nje strategji e ndjekur dikur edhe nga Fidel Kastro. E te njejten strategji duket se po perdor sot Rama, i cili shpreson qe te gjithe kundershtaret e tij te largohen dhe ai te mbreteroje i vetem ne Shqiperi. Ramiz Alise i deshtoi plani, ne dhjetor i qerruam. Ramen e genjen mendja ne se mendon se do te kete tjeter fund.