Kreu i grupit i të PD-së, Edmond Spaho, ka kërkuar që në seancën e ditës së sotme duhet të jetë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.
Në këtë seancë, do të kalojë ligji për prishjen e Teatri Kombëtar, ndërsa Rama nuk është i pranishëm.
Jashtë seancës po mbahet një protestë kundër prishjes së Teatrit Kombëtar, për të cilin ka akuza të forta se në vend të Teatrit do të ndërtohen kulla me para të përfituar nga droga.
Po ashtu, edhe kreu i Grupit të LSI-së, ka kërkuar që ndaj Ministres së Kulturës të bëhen pyetje ashtu siç e kërkon rregullorja.