PS kërkon përjashtimin e opozitës nga parlamenti, Basha: Thirrini mendjes!

E Enjte, 05 July 2018 11:16

Qeveria Rama nuk denjon ti përgjigjet pyetjeve të opozitës në lidhje me projekt-ligjin për shembjen e teatrit. Në paralment kryedemokrati Lulzim Basha po e kërkon me ngulm llogaridhënien për çështjen e teatrit. Por nga ana e kryetarit të grupit parlamentar socialist  Taulant Balla është drejtuar një shantazh me kërkesën për procedim disiplinor ndaj deputetëve të opozitës dhe përjashtimin e tyre nga Parlamenti.

Por menjëherë e ka marrë fjalën kryedemokrati Basha i cili ka paralajmëruar me përgjigje dhëmbë për dhëmbë. “ “Nuk kemi asnjë iluzion u bësh pyetje hajdutëve është e kotë, por LSI insiston ka bërë pyetje. Keni sjellë projektligj për të pastruar 200 mln euro të drogës dhe po përdorni procedurën me emergjencë. Mos zgërdhini, hajdutë, qepeni gojën, ruani rendin. Por që mos t’i përgjigjesh as pyetjeve të opozitës c’kuptim ka, nëse bedelët e kryehajdutit nuk u përgjigjen pyetjeve, ca mendoni se jeni, po i vini flakën Kuvendit, thirrini mendjes. Ku ju çon mendja mor fatkeqë. Mendoni se do mbuloni vjedhjen e shekullit. Mendoni se do mbyllni gojën me një palo etike. Kodi i etikës është mos u merr me ministra të lidhur me krimin dhe drogën”- tha Basha.. Jepini përgjigje opozitës” tha Basha.

Modifikuar më E Enjte, 05 July 2018 11:36
Login to post comments