Berisha: Rama pas dështimit me negociatat do vjedhë ç'të mundet

E Enjte, 05 July 2018 11:27

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të shumta ndaj Edi Ramës, duke e cilësuar edhe si një ‘adoleshent të droguar’. “Teatri është vjedhur nga një njeri i cili udhëhiqet nga urrejtja patologjike ndaj çdo gjëje të arrirë me artin dhe kulturën shqiptare. Edvin Rama ka mbetur një adoleshent i droguar, që vetëm zhgaravit dhe nuk nxjerr asgjë në dritë” tha Berisha. Sipas tij, pas goditjes së marrë nga BE-ja, Rama tani kërkon të shembë Teatrin Kombëtar. “Shqiptarët presin s e çfarë do bëjë ky parlament, pas goditjes së tmerrshme që morën. Pas hedhjes poshtë të rekomandimit të negociatave. Ka vetëm një agjendë. Që të vjedhë çdo minutë, çdo ditë çdo javë e çdo muaj. Kjo që ndodh me teatrin është vetëm vjedhje. Sjellin ligjin për të ekzekutuar teatrin. Një simbol kombëtar. Nuk i përket teatri artistëve thotë zhgaravitësi. Teatri duhet ta mësojë ai, se i përket artistëve” tha Berisha.

Login to post comments