Rama zgjodhi të jetë "Kullë"

E Enjte, 05 July 2018 16:00

Edi Rama është pozicionuar në lidhje me çështjen e  teatrit. Ai sot ka urdhëruar të gjithë deputetët e mazhorancës të jenë prezent në sallën e parlamentit për të votuar projekt-ligjin që sjell shembjen e godinës, kalimin e truallit të teatrit te privati dhe ndërtimin e disa kullave gjigande.

Rama zyrtarisht është pozicionuar. Nëse artistët janë “Teatri”, Rama është “Kulla”.

Madje Rama është pozicionuar me kullat që 20 vite më parë, kur dështoi të realizonte çmendurinë e tij. Por nëse ato vite me artistët u bashkuan edhe eksponentë socialistë, sot, çmendurinë e Ramës po e vulosin edhe deputetët e PS-së,

Rama, Veliaj dhe ministrat i janë shmangur përgjegjësive ligjore. Projektligji i çuar në parlament nuk është firmosur nga ata.  Ministri i Financave ia ka lënë zëvendësit të tij ta firmosin projektligjin. Kryeministri Rama gjithashtu. Firmën e rëndësishme e ka vënë zëvendëskryeministrja. Edhe kryetari i Bashkisë ka zgjedhur të mos lërë “gjurmë” dhe nuk ka firmosur asnjë dokument të vetëm, vetëm zëvendëskryetarët e  Bashkisë e kanë bërë.

Modifikuar më E Enjte, 05 July 2018 16:24
Login to post comments