Mospërgatitja e Kumbaros detyron Ruçin të shtyjë seancën

E Enjte, 05 July 2018 11:32

Jo vetëm mosprania e kryeministrit Edi Rama në seancën parlamentare por edhe mospërgatitja e Ministrisë së Kulturës, Mirela Kumbaros ka bërë që Gramoz Ruçi të ndëpresë Parlamentin.

Kanë qenë 40 pyetje të drejtuar nga deputeti i LSI-së, Nasip Naço, për të cilat Kumbaro nuk ka mundur t’iu japë përgjigje dhe për këtë është shtyrë seanca.

Ministrja e Kulturës, Mrela Kumbaro duke folur në Kuvend, mbrojti ligjin për prishjen e Teatrit Kombëtar, duke theksuar se Teatri Kombëtar është në gjendje emergjente dhe mund t’i zërë brenda ata që e frekuentojnë.

‘Teatri është në gjendje emergjence, fakti që rri në këmbë, është shfrytëzuar për shfaqje, por është argumenti më mjeran duke pritur ditën që mund të na zërë brenda. Miu ishte bashkëjetues me artistë’,-tha ministrja, duke mbrojtur projektligjin për Teatrin Kombëtar, që diskutohet sot në Kuvend.

‘Sot gjejmë një mundësi për të bërë një teatër dinjitoz për vendin, kam shkuar gjithë jetën në teatër, por pak kam parë nga kolegët e kësaj salle, nuk ju kam parë jo në këto pesë vite ku unë nuk lë shfaqje pa parë.

Nga inspektimet dhe ekspertizat është konstatuar se ambientet janë jashtë kushteve teknike për shfrytëzim, muri me përbërje pupuliti ka dëmtime të konsiderueshme, nga Instituti i Ndërtimit theksohet se përtej arkitekturës, strukturës që bën të pamundur çdo ndërhyrje, kushtet janë të tilla që teatri duhet të mbyllet, thuhet, riparimi i objektit përbën vështirësi, kosto të larta dhe një ndërhyrje rrënjësore në 90% të objektit, në themel, çati dhe soleta, ndërhyrja sado e madhe të jetë nuk e sjell në kushtet optimale”, shtoi.

Për Kumbaron, projektligji që diskutohet sot në Kuvend, ‘është një investim dinjitoz si e meriton e shkuara, historia dhe e ardhmja’.

‘Nuk e kemi deri në buxhet vitin 2020, në këto kushte ne nuk e kemi ulur aktivitetin, por jemi të motivuar që çdo rrugë e kemi ndjekur dhe shqyrtuar për të rindërtuar një teatër të ri, por duke shfrytëzuar çdo mundësi bashkëpunimi.

Amortizim i rëndë, teatri është në gjendje emergjence, fakti që rri ende në këmbë është shfrytëzuar vetëm, për shfaqe. Argumenti më mjeran duke pritur ditën që të na zërë brenda”, tha ndër të tjera Kumbaro.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...