Mazhoranca duket e bindur të kalojë në parlament projektligjin që i hap rrugë shembjes së teatrit dhe ngritjen e kullave në qendër të Tiranës nga kompania Fusha sh.p.k. Në sallën e parlamentit, opozita kërkoi që Edi Rama të jetë në sallë, por kryeministri nuk ka dalë vetë në krye të nismës për shembjen e teatrit, megjithëse dihet që është nismëtari dhe mbështetësi kryesor i projektit në qendër të Tiranës.
Seanca plenare ka nisur me përgjigjet për 40 pyetjet e paraqitura nga opozita. Fjalën e ka marrë Ministri i Financave Arben Ahmetaj i cili tha se sipërfaqja e Teatrit Kombëtar e ndërtuar do të rritet nga 1126 në 9 mijë metra katrorë, një rritje 8 herë më e madhe.
Nga opozita po flet ish-kryeministri Sali Berisha:
“Nuk ka krim më të shëmtuar, se sa procedura urgjente për të grabitur këtë pasuri kombëtare. Mora fjalën për të kërkuar anulimin e menjëhershëm të këtij akti”
Vijon...