Në një replikë në seancën e ditës së sotme në Parlament, ku po diskutohet ligji për prishjen e Teatrit Kombëtar, ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje mazhorancës që të tërhiqet.
“Kjo mazhorancë është kopeja më e madhe në Europë. Tërhiquni! Me asgjë nuk mund të mohon aktin makabër në të cilin iu ka futur si kope, kreu i meduzës Edvin Kristaq Rama. Po persekuton artistët njësoj si i ati i tij xhelat.”, tha ish-kryeministri Sali Berisha.