Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha po flet në seancën parlamentare për rrënimin e shtetit shqiptar.
Reth 10 muaj më parë, në fillimet e kësaj legislature kisha paralajmëruar tre gjëra:
1. Paralajmërova se pas fazës së kultivimit dhe trafikut masiv të kanabisit, krimi në vend do të evolonte në një fazë dhe formë të re dhe më më të rrezikshme: në trafikun e drogavë të tënda dhe mbi të gjitha në pastrimin e parave dhe kapjen e ekonomisë nga krimi.
2. Paralajmërova se në Shqipëri do të shkatërrohej çdo proces demokratik politik dhe çdo politikë institucionale për t’u zëvendësuar me sundimin personal të një një njeriu.
3. Paralajmërova se i vetmi interes që do kishte Edi Rama do të ishte ruajtja e pushtetit të tij me çdo mjet, që do ta zhyste atë gjithnjë e më shumë në krim.
Edhe pse isha i sigurtë që këto gjëra do të ndodhin, as unë nuk e kisha menduar që brenda 10 muajve ato jo vetëm do të provoheshin plotsisht, porn ë kaq pak kohë i gjithë pushteti do të degradonte, kalbëzohej dhe falimentonte plotësisht.
Në 10 muaj Shqipëria ka prodhuar kronika të krimit politik më shumë se e gjithë Evropa në 10 vjet.
Këta 10 muaj e keqja shpërtheu dhe po qelb gjithë Shqipërinë dhe Europën.
Këto 10 muaj e keqja doli në shesh pa makiazh, pa ngjyra, pa fasada: Rilindja doli lakuriq dhe të gjithë më në fund zbuluan se ajo është një kërmë që mbjell kolerën kudo ku ajo prek.
Tani shqiptarët dhe Europa mësuan të vërtetat që u mbajtën për ca kohë fshehur nga makineria më e madhe e agjitacion-propagandës që ka aprë ndonjëherë Shqipëria:
− Mësuan se Ministri i tyre i Brendshëm, krahu i djathtë i lëvduar për katër vjet si hero nga Edi Rama ishte një trafikant i rëndomtë droge që kishte shitur jo vetëm pushtetin, por edhe shpirtin për drogën.
− Mësuan se policia e tyre, krenaria e propagandës së Edi Ramës, ishte kthyer në një organizatë kriminale në shërbim të trafikut të drogës.
− Mësuan se pasardhësi i ministrit trafikant të brendshëm është një tjetër mbështetës i trafikut që bënte i vëllai.
Vijon...