Basha injoron Ballën: O derrkuc! (VIDEO)

E Enjte, 05 July 2018 13:19

Kreu i PD-së, Lulzim Basha i ka dhënë përgjigjen e mëritur ditën e sotme, kreu të grupit të PS-së, Taulant Ballës.

Balla përmendi edhe një herë milionat e eurove që ai i solli vetë në Shqipëri, duke hedhur aludime se ka lidhje me Bashën.

Duke folur nga foltorja e Parlamentit, Basha e ka cilësuar si derrkuc Ballën, ndërsa ai ka uluar kokën. 

Fjala e Bashës:

Nuk mora fjalën për replikë për një arsye të thjeshtë. Derrkuci i Yarsi-t do të heqë vëmendjen nga çështjet në rendin e ditës. Prandaj në shkelje të procedurës ja dhatë fjalën derrkucit të Yarisit. Derrkuci i Yarisit harron diçka, më akuzon mua se kam dalë me vëllain e personave që u dyshokan se janë pas parave të Toyotës.

E para e punës në qoftë se ai qenka i dyshuar, pse nuk  e keni arrestuar deri më sot?

E dyta, po ju keni vëllain e trafikantit të dënuar të Ministrit të Brendshëm, hani e pini nga mëngjesi e deri në darkë me të.

Çfarë standardi keni ju?

Merre more dhe arrestoje në qoftë se është ai i dyshuar? Por nuk është ai. Derrkuci iToyota Yaris, garanti i parave të pista të drogës, dhe nja dy të tjerë që sot nuk qenkan këtu, jeni të përgjuar nga shërbime partnere.

Nuk keni për ti shpëtuar dot kësaj. Jeni të përgjuar nga shërbimet partnere duke bërë pazaret me bacën në Selanik.

Ah sa keq!

Se shërbimet tona flenë gjumë. E keni kapur SHISH-in, por të tjerat s’i kapni dot.Të tjerat s’i kapni dot. Jeni të përgjuar duke dhënë garanci.

Jua kanë vënë kryqin, nga Uashingtoni në Bruksel, nga Berlini në Romë.

Jua kanë vënë kryqin!

Por kryqin e madh do t’jua vënë shqiptarët shumë shpejt!

 

Modifikuar më E Enjte, 05 July 2018 13:46
Login to post comments