Rama është hajdut i sëmurë (VIDEO)

E Enjte, 05 July 2018 13:27

Kreu i PD-së, Lulzim Basha duke folur nga seanca e Parlamentit, për ligjin e Edi Ramës për prishjen e Teatrit Kombëtar, ka sulmuar kryeministrin.

Basha ka theksuar se Rama është hajdut i sëmurë, krimineli me jakë të bardhë, gënjeshtari patologjik, sundimtari dallkuak bizantin.

“Në këtë projekt janë manifestuar të gjitha anët e EdI Ramës: hajduti i sëmurë, krimineli me jakë të bardhë, gënjeshtari patologjik, sundimtari dallkuak bizantin.

E gjithë karriera politike e EdI Ramës që nga fillimet e saj është e lidhur me dy faktorë të rëndësishëm: me paratë e krimit dhe drogës, dhe me vjedhjen me ndërtuesit e hapësirave publike të Tiranës. 

Të gjithë e dinë se si Edi Rama para gati 20 vjetësh trashëgoi paratë e një nga bandave kryesore të drogës të asaj kohe në Tiranë, me të cilat siguroi një jetë luksoze dhe vazhdimin e karrierës politike.

Në kohën kur ishte kryetar bashkie ai e ktheu Tiranën në një lavatrice parash të krimit: nuk mbeti trafikant droge, kriminel dhe i korruptuar që nuk ndërtoi në Tiranë duke marrë leje nga Ramë në këmbim të 20 për qindëshit.

Si Kryeministër ka më shumë pushtet dhe tani mund të garantojë dirket trafikun e drogës, mund të garantojë dirket pastrimin e parave dhe mund të japë leje ndërtime për gjithë Shqipërinë nga Saranda në Tropojë.”, tha Basha.

Video

Login to post comments