Kreu i PD-së, Lulzim Basha, duke folur në Parlament ditën e sotme, u është drejtuar ambasadorëve, duke theksuar peshqit e mëdhenj janë në krahun e tyre në çdo pritje zyrtare dhe në podium e qeverisë këtu në parlament.
“Mos gënjeni veten tuaj zotërinj ambasadorë se shqiptarët nuk gënjehen më! Peshqit e mëdhenj janë në krahun tuaj në çdo pritje zyrtare dhe në podium e qeverisë këtu në parlament.
Edi Rama zgjodhi krimin dhe jo Shqipërinë sepse ai nuk ka më liri për të zgjedhur. Ai nuk është thjesht një politikan i korruptuar dhe inkriminuar: ai është një politikan i kapur dhe kontrolluar krejtësisht nga krimi.
Shqipëria ka nevojë për ndryshime të thella. Por ndryshimi i parë dhe fillimi i të gjitha ndryshimeve të tjera është largimi i Edi Ramës dhe bashkë me të i regjimit të tij kriminal. Vetëm atëherë Shqipëria do të ketë sërish mundësi të shohë përpara më optimizëm.”, tha Basha.