Teatri/ Deputetja e PD-së: Rama do të mbytet në llumin që ka ndërtuar vetë

E Enjte, 05 July 2018 18:29

Deputetja e PD-së, Oriola Pampuri ka thënë nga studioja e lajmeve të syri.net, se në Shqipëri Rama vendos për çdo gjë, përfshirë edhe shkatërrimin dhe shembjen e teatrit.

Sipas saj Rama po kërkon të ngrejë kulla në një pronë publike, të cilat do t’i sillnin atij dhe bashkëpunëtorëve të tij 200 milionë euro.

Më tej Pampuri shtoi se do të jetë kjo vetëkënaqësi e Ramës e cila do ta zhysë atë në llumin që ka ndërtuar vetë.

 ‘Që ky ligj do të vinte në parlament kjo dihej, edhe para se artistët të nisnin maratonën e protestave. Por edhe nëse ne do rezistonin, ky kryeministër është i vendosur ti shkojë deri në fund.  Ky është një vendim i kryeministrit, është një aferë e kryeministrit dhe bashkëpunëtorëve të tij, të cilat do ti sillnin 200 milionë euro fitime kryeministrit. Teatri është një tokë publike, është një godinë 100 vjeçare, dhe godina të tilla në botë ruhen si objekte historike dhe e tillë duhet të jetë. E dyta është një pronë publike dhe një pronë publike nuk mund të shfrytëzohet politikisht që nuk janë në shërbim të qytetarëve. Nëse narcizi u mbyt në çdo ujë që i pëlqente vetja, Rama do të mbytet në llumin që ata vetë po ndërtojnë’, tha Pampuri.

Modifikuar më E Enjte, 05 July 2018 18:58
Login to post comments