Seanca e djeshme plenare është shoqëruar me debate të forta midis opozitës dhe maxhorancës për shkak të votimit të projektligjit për Teatrin Kombëtar, i cili i hap rrugën prishjes së godinës ekzistuese.
Projektligji u miratua me 75 vota. Por ajo që është vënë re, ka qënë mungesa e ministrit të PS-së, Pandeli Majko.
Mes Majkos dhe Ramës ka pasur një debat të fortë në lidhje me votimin.
Mendohet se Rama i beri presion Majkos duke i thënë: ‘Mua mos më bëj numra. Nëse do të votosh kundër më mirë ik në shpi’.
Dhe Pandeli Majko këtë gjë ka bërë. Është ngritur dhe u largua nga salla e parlamentit duke ia lënë turpin 75 deputetëve të tjerë socialiste me në krye vetë Edi Ramën.
Ky veprim është përshëndetur dhe nga regjisori Kastriot Çipi, i cili ka falënderuar ministrin socialist.
‘Faleminderit Pandeli Majko! Të paktën ti nuk u bëre viç për lëkurë!
Të presim në sheshin e Teatrit, në sheshin Demokracia!’
Më herët, me anë të një letre të hapur, Çipi i ka kërkuar Majkos që të tërhiqet duke i kujtuar se janë e njëjta gjeneratë dhe se ishin me të në të njëjtën sallë, kundër partisë-shtet.
Çipi i kujtonte Majkos, se në ato kohë, 28 vjet më parë, ëndrrat për të cilat luftuan të gjithë së bashku dhe dy rastet kur ai mbrojti godinën e Teatrit Kombëtar.