Ministri i qeverisë, Pandeli Majko, vendosi të mos votojë projektligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar. Vendimi i tij sigurish nuk i pëlqeu Kryeministrit Rama i cili njihet për urdhrat që u jep vartësve të tij. Por për Majkon ka pasur shumë reagime pozitive nga ana e artistëve të cilët e falënderuan për gjestin e tij.
Ata u shprehen se më në fund dikush i doli përballë ‘’mbretit lakuriq”.
Dje në Kuvend, pak para se projektligji të hidhej në votim, Majko dhe Rama patën një debat të fortë mes tyre, çka e detyroi Majkon që të largohej nga salla.
Rama mësohet që ti ketë thënë Majkos që në rast se votonte kundër do të ishte më mirë që të linte sallën dhe të ikte në shtëpi.
Reagimet ne rrjet:
Kastriot Çipi: Faleminderit Pandeli Majko! Të paktën ti nuk u bëre viç për lëkurë! Të presim në sheshin e Teatrit, në sheshin Demokracia!
Besjan Pesha: Pandeli Majko meriton respekt për gjestin e sotëm. I vetmi që nuk votoi ligjin e turpit dhe guxoi ti thotë mbretit se është komplet lakuriq. Për të tjerët me vjen gjynah. Sapo shitën për një karrige edhe atë pak dinjitet që kishte mbetur. Skllevër me kollaro!
Edi Oga: Gjesti i Majkos:
Në PS ka ende burra shteti.
Teatri nuk shpëtoi, do prishet.
Neritan Liçaj: Rrespekte dhe mirenjohje zoti PANDELI MAJKO.
Andi Bejtja: Sot ishte Nate e Bardhe per PANDELI MAJKON…..mbajti faqen e bardhe per vete, femijet, familjen dhe gjithe socialistet e thjeshte (qe jane shumice)qe jane ndryshe nga ata 75 qe votuan sot per shembjen e teatrit….
Sot Pandeli Majko e lexoi historine ashtu sic duhet: neqoftese do te lexonte dhe politiken ne kete menyre, historia do t’i jepte neser aq shume sa dhe ai vete do e pranonte qe po i jepte ndoshta dhe me shume se c’meriton. Eshte koha kur Kryeministri i ri eshte ne miter te historise.