Votimi i mbrëmshëm nga mazhoranca për ligjin për shembjen e Teatrit Kombëatr është manipuluar. Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka postuar foton ku duket se deputeti i LSI Vangjel Tavo ka votuar pro ndërkohë që ai nuk ishte fare i pranishëm në sallë.
Postimi i plotë
Manipulohet votimit te ligjit per teatrin,pergjegjesi penale nga kryetari tek me i fundit.
Dje maxhoranca manipuloi votimin e ligjit per teatrin.
Deputeti Vangjel Tavo qe mungonte ne seance rezulton votues.
Ky eshte nje manipulim banditesk dhe vjedhje votash edhe brenda salles se kuvendit nga po ata qe vodhen votat ne25 qershor.
Ky votim eshte nul dhe Kryetari i Kuvendit Ruçi duhet te deklaroje qe sot anullimin e votimit dhe perseritjen urgjente te votimit,perndryshe ai si institucion ka rene juridikisht,politikisht dhe moralisht.
Prokurorja e pergjithshme te filloje hetimin per kete veper penale shume te rende te manipulimit te votimit parlamentar.
Tanime hajdutet e votave jane ulur kembekryq ne parlament dhe ne krye te qeverise.
Ne se prokuroria mbyll syte edhe perpara kesaj atehere cdo qendrim ndaj saj eshte plotesisht legjitim.