‘Teatri nuk do të prishet, do ta mbrojmë me jetë’, kështu deklaroi aktivisti Besian Pesha, në studion e lajmeve të Syri.net.
‘Pesha tha se Rama nuk do të mund ta prishë Teatrin. Sipas tij e vetmja mënyrë është që ai të vrasë njerëz, pasi ajo godinë do të mbrohet deri në fund.
Unë besoj se është bërë një rezistencë shumë shembullore e udhëhequr nga artistët, dhe për herë të parë janë bërë bashkë shumë grupime. Janë bërë bashkë artistët me arkitektët, kemi pasur letra të hapura dërguar presidentit të Republikës, nga arkitektë, intelektualë.
Kemi patur një aleancë të të gjithë grupimeve të cilët kanë ardhur në mbështetje të Teatrit. 130 artistë kundërshtojnë prishjen e Teatrit Kombëtar. Gjithashtu ka një solidaritet edhe nga ana e opozitës nga e cila pritet më shumë pritet një ashpërsi më e madhe. Janë shkelur ligjet, dhe ky është fundi. Artistët nuk janë politikanë janë njerëz të thjeshtë, njerëz që nuk duan të kenë probleme me pushtetin. Pushteti të ushtron shumë presion, duke të thënë se do të të heqë vendin e punës. Unë besoj se të gjitha mekanizmat janë përdorur ndaj artistëve. Por më vjen shumë mirë që nuk arritën dot që të merrnin pjesën më të madhe të artistëve.
E vetmja mënyrë që Rama të prishë Teatrin është të vrasë njerëz. Por edhe nëse Rama vret njerëz, nuk besoj se fadroma do shkojë deri në fund. Teatri do të mbrohet me jetë’, tha Pesha.