Një kolonele ka dërguar një denoncim në adresën e ish- kryeministrit Berisha në Facebook.
Ajo thotë se e ka paditur Ministren e Mbrojtjes Olta Xhackën në gjykatën administrative.
“Kam kundershtuar Urdhrat e Komisionit te Larte te Karrieres qe i zgjedh pa short por sipas preferencave me propozim te Shefit te Shtabit dhe krijojne sistemin e padrejtesive. Kam kundershtuar edhe Rregulloren per funksionimin e komisionit te karrieres. Kam kundershtuar Direktiven e Mbrojtjes se ka cenuar ne 15 % te drejten e femrave per tu promovuar ne karriere, duke cenuar te drejten kushtetuese.”, shkruan kolonelja.
Ajo shton se është e vetme kundër sistemit të padrejtësive dhe nepotikëve. Edhe pse është ankuar, kurrë nuk ka marrë një përgjigje.
Statusi i plotë:
4 mins ·
Ndrikull Xhaçka mbeshtet burrat persekuton grate!
Ministria e Mbrojtjes çerdhe nepotizmi!
Lexoni mesazhin e koloneles dixhitale.
Ne foto eshte ndrikull Xhaçka me taka ne rere! sb
“Doktor mirembrema, e kam filluar perballjen nje here me Ministren Olta duke e paditur ne Gjykaten Administrative dhe eshte derguar per gjykim ne Gjykaten Administrative te Apelit. Kam kundershtuar Urdhrat e Komisionit te Larte te Karrieres qe i zgjedh pa short por sipas preferencave me propozim te Shefit te Shtabit dhe krijojne sistemin e padrejtesive. Kam kundershtuar edhe Rregulloren per funksionimin e komisionit te karrieres. Kam kundershtuar Direktiven e Mbrojtjes se ka cenuar ne 15 % te drejten e femrave per tu promovuar ne karriere, duke cenuar te drejten kushtetuese. Jam e vetme kunder sistemit te padrejtesive pafund dhe nepotikeve. Nuk cahen dot. Ankohu sa te duash, kane kurrajon dhe nuk te kthejne as pergjigje, sikur nuk ekziston dhe kundervenie te paskrupullta. Megjithate e kam filluar fundi dalte per hajer. Me respekt”