Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Edmond Panariti, ka reaguar ashpër në lidhje me përfshirjen e emrit të tij si deformues i procesit të votimit të Ligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar në seancën e së enjtes.
“Nuk arrij ta besoj!! Një spekulim dhe mashtrim mjeran përmendja e emrit tim si deformues i procesit te votimit. Ftoj kolegun deputet Robert Bitri, ne emër te integritetit te tij te dëshmojë se ai e ka përdorur kartën e tij te deputetit ne momentin e uljes ne vendin e tij dhe kjo është lehtësisht e provueshme... Kaq”, shkruan Panariti.
Ndërkohë të njëjtën qëndrim ka mbajtur dhe Endrit Braimllari, i cili është shprehur se “Procedurat e votimit janë përgjegjësi totale e kryetarit te Kuvendit, i cili mban përgjegjësi për mbarëvajtjen e votimit, urdhëron stafin ne çdo procedure votimi te verifikoj kartat, është ai përgjegjësi. Kurse presa i përket Bitrit ai e mban kartën ne portofol dhe çdo veprim është intrigë e rilindjes. Nuk është përgjegjësia jone për kartat, por është përgjegjësi e kryetarit të Kuvendit të bej verifikimet”.