Opozita kërkoi ditën e sotme anulimin e votimit për ligjin e prishjes së Teatrit Kombëtar, pasi një mazhoranca ka manipuluar votimin.
Por, Sekretariati për Procedurat dhe Votimet, vendosi që ky vendim të ishte i rregullt, ndërsa i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kreut të Grupit të PD-së, Edmond Spaho.
Reagimi i Spahos:
Sekretariati per Procedurat dhe Votimet mori vendimin qe pritej, mbeshteti maxhorancen qe votimi i ligjit per shembjen e Teatrit Kombetar paska qene i rregullt. Kjo ne kushtet kur prova eshte e pakontestueshme qe deputeti i maxhorances Bitri votoi ne emer te deputetit Tavo. Me mekanizmin e votes vendosen sipas interesave te tyre ne mbrojtje te aferes korruptive te Rames dhe sulmit te eger te tij ndaj trashegimise kulturore dhe historike te Tiranes. Sa here e kane ndjere te nevojshme kane perdorur mekanizmin e votes ne Sekretariat, ne Byro apo per ti hequr te drejten e fjales opozites ne seance plenare. Lale Gramos o lale Gramos vete shkruan vete vulos. Si ne diktature.