Pjesa më e madhe e shqiptarëve nuk kanë besim tek politikanët dhe 80 për qind e tyre mendojnë se ata janë të korruptuar. Këto të dhëna kanë dalë nga raporti vjetor i “Ballkan Barometër 2018”. Anketë në të cilën kanë marrë pjesë 6000 qytetarë nga Shqipëria, Bosnja, Maqedonia, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia.
Ata janë pyetur se si ka ndikuar korrupsion në ekonomi dhe se cilat janë fushat ku mendojnë se ushtrohet më tepër korrupsion.
Për vendin tonë ka rezultuar se perceptimi për korrupsion të lartë shkon pikësëpari për ata që na qeverisin. Më pas në renditje vijnë gjyqtarët, mjekët dhe doganierët.
Në raport me vendet e tjera të rajonit, vihet re se shqiptarët kanë perceptim tejet negativ për politikanët.