Rama, nga viti i Skënderbeut tek viti i Erdoganit

Hënë, 09 July 2018 20:02

Edi Rama është shfaqur dje në prehrin e inaugurimit të Presidentit kontrovers, Rexhep Tajip Erdogan. Por, përtej qokës protokollare, Kryeministri rishfaqet për të disatën herë në krah të Erdoganit si para një pasqyre ku sheh shëmbëlltyrën e pushtetit të tij. Inaugurimi i Erdoganit shënon në fakt fundin e Republikës Laike të Turqisë së Ataturkut dhe rikthimin e çallmës së Portës së Lartë. Është ky modeli që Rama po aplikon në Shqipëri duke e inauguruar dekretin e tij të parë me shembjen e teatrit. Në rast se marrim itinerarin e konsolidimit diktatorial të Erdoganit do të gjejmë ngjashmëri të mëdha me itinerarin politik të Edi Ramës. Të dy ish-kryebashkiakë dhe falë disa pirueteve dhe alishveriesheve arritën të merrnin pushtetin.

Por, edhe kjo shpallje e hapur e diktaturës që Rama bën përmes dekret-ligjeve nuk bazohet vetëm në një oreks të brendshëm, por ushqehet veçanërisht nga Erdogani, i cili kërkon të rikthehen konjukturat e vjetra otomane përmes një gjenerate të re pashallarësh.

Dylberizmi politik i Edi Ramës në raportet me Erdoganin është skeduar tanimë, jo nga Brukseli Mogherian, por nga Gjermania e Kondrad Adenaurit dhe Franca e Zhan Monet,  si një problem tjetër që i bashkohet mullarit të problemeve me drogën dhe korrupsionin, e cila në tërësi ka krijuar një mur ndarës mes Shqipërisë dhe integrimit evropian.

Vasaliteti i qeverisë së tij me Portën e Lartë të Erdoganit ka filluar të dëmtojë rëndë ekuilibrat e shoqërisë shqiptare dhe këtu nuk po flasim vetëm për ato ekonomike, por veçanërisht për atë fetare. Këtë e dëshmoi së fundmi edhe raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit mbi liritë fetare, i cili veçoi sulmet që  janë bërë ndaj Skënderbeut.

Modifikuar më Hënë, 09 July 2018 20:05

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...