Panariti nxjerr bllof Ballën: Publiko videon e plotë

Hënë, 09 July 2018 20:17

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, nxitoi të publikojë një video ditën e sotme, për të mbuluar skandalin e ditës së enjte, ku u përdor për votim karta e deputetit të LSI-së, Vangjel Tavo, paqenë fare ai prezent.

Në këtë video Tavo pretendon se kanë qenë vetë deputetët e LSI-së, të cilët kanë përdorur kartonin e Tavos, duke e vendosur tek tavolina e Robert Bitrit, i cili është larguar nga grupi parlamentar i LSI-së.

Por menjëherë pas kësaj video, ka reaguar edhe deputeti i LSI-së, Edmond Panariti, i cili sqaron se si qëndron e vërteta.

Sipas tij karta e zotit Tavo është vendosur në vendin ku qëndron Robert Bitri, pasi ky i fundit nuk është më pjesë e grupit parlamentar. Më tej shton se në videon e plotë, ku fton Ballën ta bëjë publike, shihet qartë se si Bitri largon kartën e Tavos dhe përdor kartën e tij.

Ja postimi i Panaritit:

Ftoj zotin Balla, te publikoje te plote videosekuencat e seances dhe veçanërisht momentin kur zoti Bitri, vjen ne seance edhe ulet ne postin e tij. Aty do te shihni qarte se si zoti Bitri, pasi ulet ne karrige, e largon karten e deputetit Tavo dhe perdor karten e tij. Vendosja e kartes se zotit Tavo ne postin e z. Bitri, ishte propozim per zevendesimin e tij ne formatin e grupit, pas largimit te tij nga LSI. Kjo është e verteta.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...