Ç'po ndodh në Sarandë, deputetja: Koncensionari vendos taksë mbi taksë, ikin turistët

Hënë, 09 July 2018 20:45

Turistët po grabiten në Sarandë, e kjo për shkak të pagesës shtesë që duhet të bjënë për furnizimin me karburant në Portin e Limonit. Deputetja demokrate Nadire Meçorapaj, denoncoi në profilin e saj në facebook këtë abuzim që sipas saj po bëhet nga koncensionari që ka marrë nga qeveria përdorimin e këtij porti. Meçorapaj thotë se konçensionari po detyron përdoruesit e Jahteve dhe barkave që të paguajnë taksë për furnizimin me karburant dhe si pasojë janë të detyrurar ta paguajnë më shtrenjtë atë.

“Qeveria shqiptare i ka dhenë me koncesion Portin e Limonit një kompanie private. Bëhet fjalë për portin ku ankorohen jahtet qe vijnë nga jashtë dhe furnizohen me naftë në Sarandë. Në mënyre të jashtëligjshme, pasi marrëveshja thotë qe koncesionari nuk vendos e as rrit apo ul çmime, prej datës 6 korrik, koncensionari ka vendosur një tarife prej 0.06 euro/litër për çdo jaht qe furnizohet. Kjo ka shkaktuar nje dem kolosal per agjensite detare, kompanitë e naftës dhe vetë shtetin, pasi çon detyrimisht në rritje te çmimit” thotë Meçorapaj.

Deri më tani janë 20 jahte që kanë pezulluar furnizimin dhe dëmi përllogaritet të jetë 430 mijë euro.

“Kjo rritje është quajtur e papërballueshme nga jahtet dhe si rrjedhoje, rreth 20 jahte kanë pezulluar furnizimin me nafte ne Sarande këto dite. Koncesionari ka vendosur gjithashtu kushtin e pagesës paradhënie, duke krijuar tjetër presion. Kompanitë njoftojnë se vetëm për 12 pezullime, dëmi llogaritet në 430 mije euro, pra para që do hynin ne Shqiperi” denoncon deputetja demokrate.

Sipas Meçorapajt, përfaqësues te koncesionarit nuk pranojnë të negociojnë pasi thonë që kanë mbështetjen e qeverisë dhe nuk duan t’ia dinë për ankesat.

“Sipas raportimeve të sapo marra: “Po të shkosh te porti tani janë 5 bote te Kastratit me nga 40.000 litra secili dhe 2 bote të Eldës me nga 40.000 të detyruara ti nënshtrohen tarifës. Këto janë lehtësirat për operatorët e industrisë se turizmit ne pikun e sezonit? Ky është Partneriteti Publik Privat? Apo Rilindja po sillet si ushtri pushtuese që ka humbur luftën dhe po grumbullon plaçke!?” përfundon deputetja demokrate.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...