Përgjigjja e Kryeministrit Alexis Tsipras mbi mosmarrëveshjet e hapura midis Greqisë dhe Shqipërisë, gjatë konferencës së tij për shtyp në Samitin e NATO-s në Bruksel, nuk kane kaluar pa u komentuar nga mediat greke, madje me alarm.
Sipas “Protothema”, duke iu përgjigjur një pyetjeje për ecurinë e bisedimeve me Shqipërinë, ai tha: “Dy çështjet e mbetura, përveç Zonës Ekonomike Ekskluzive, janë çështja e gjendjes së luftës dhe kufijve që ne jemi shumë afër gjetjes së një zgjidhjeje. Çështje të cilat, megjithëse kemi përparuar në një pikë jashtëzakonisht të rëndësishme, nuk mund të themi se janë përfunduar”.
Deklaratat e tij se qeveria e tij nuk është nën ndonjë presion të veçantë për zgjidhjen e çështjeve të hapura me Shqipërinë – gjendjen e luftës dhe kufijtë cilësohen konfuze dhe paradoksale sipas medias greke.
“Nëse deklaratat e tij nuk mund t’i atribuohen një gabimi të gjuhës, një zgjedhje e gabuar e fjalëve ose një gabim verbal, kryeministri grek pa dyshim ka zbuluar se Athina është në bisedime me Tiranën për një ndryshim të mundshëm të kufijve”- shkruan media greke.
Në dritën e deklaratave të fundit të bëra nga Komisioneri Evropian për Politikat Evropiane të Fqinjësisë, Hahn, qëndrimet e shprehura nga Kryeministri grek bëhen më alarmante.
“A është Greqia në bisedime sekrete me Shqipërinë për të zgjidhur mosmarrëveshjet kufitare duke ndryshuar kufijtë?”- pyet media greke.