Rama e ka shitur detin, ja kur firmoset marrëveshja me Greqinë

Premte, 13 July 2018 11:50

Edhe pse ka prej disa kohësh që ka bisedime mes Greqisë dhe Shqipërisë për çështjen e detit, Edi Rama nuk e ka bërë publike marrëveshjen që ka arritur në Londër, pak ditë më parë me kryeministrin e Greqisë, Tsipras.

Por duket se tashmë shitje e detit është një fakt i kryer, pasi në një konferencë për mediat ditën e sotme, Komisioneri i Zgjerimit, Johannes Hahn që ka deklaruar se brenda 2 javësh do të zgjidhet çështja e detit mes Shqipërisë e Greqisë.

Deklaratat i ka bërë në një konferencë me Edi Ramën.

PYETJET

GAZETA SPANJOLLE: Kam një pyetje për z. Rama: Cila është situata në bisedimet që zhvillohen në Shqipëri për marrëveshjen dhe cilat janë pikat që pengojnë? Z. Hahn një marrëveshje midis Shqipërisë dhe Greqisë a do ta shpejtonte perspektivën europiane të vendit? Para disa ditësh, politikanët grekë spekuluan se ju folët për një ndryshim kufijsh midis Shqipërisë dhe Greqisë, çfarë kishit parasysh tamam?

EDI RAMA:  Situata siç e shohim ne të gjithë, është në domein publik, ka "tradhtarë" në të dy anët, "tradhtarë" në qeverinë greke, "tradhtarë" në qeverinë shqiptare. Pra, kjo do të thotë për mua, nëse të dy palët "tradhtojnë" vendte e tyre, e vërteta është se të dy palët gjejnë zgjidhje në interesat më të mira të vendeve dhe popujve të tyre  për strategjinë shumë të rëndësishme të fqinjësisë së mirë.

Gjendja e procesit është e tillë: Ne kemi bërë mjaft progres, ka gjëra që mbulojnë 70 vite histori, që nga ligji i luftës deri tek polemika e përcaktimit të kufijve detarë. Këto janë çështje të vështira dhe ne po përballemi me to me frymën e hapjes dhe vullnetit për t’i zgjidhur. Nuk kemi arritur ende aty; kemi bërë shumë progres dhe ajo që ne duam është të transformojmë këtë në një dinamikë në një ndryshim dramatik në të ardhmen për të kaluar nga një histori që ka gjithmonë një pengesë njëherë në politikën e brendshme, këto hije të së kaluarës kanë dalë në sfond, në historinë strategjike të Shqipërisë me Greqinë. Jam 100% i sigurt se kur rezultatet të finalizohen dhe të bëhet të qarta për të gjithë, kushdo që akuzon për tradhti në të dy palët do të turpërohet nga opinioni publik.

JOHANNES HAHN: Siç e kemi thënë qartë në strategjinë e përbashkët në shkurt të këtij viti, BE nuk do të pranojë asnjë shtet tjetër anëtar që ka konflikte të pazgjidhura menjë nga  vendet fqinjë, gjë që ka përshpejtuar procesin në disa vende, siç kemi parë. Zgjidhja e çështjes së emrit midis Greqisë dhe Maqedonisë është një shembull; përpara ka pasur një marrëveshje midis Fyrom apo Maqedonisë, me Bullgarinë; nëj vit më para për të pasur marrëdhënie të fqinjësisë së mirë, madje kemi parë edhe miratimin e legjislacionit të nevojshëm në Kosovë për zgjidhjen e çështjes që kanë me  Malin e Zi.

Në të njëjtën frymë, Shqipëria është në negociata me Greqinë. Kjo është diçka që duhet bërë në nivel bilateral dhe ndodh në këtë nivel bilateral pa pasur nevojë për ndonjë lehtësim apo ndërhyrje nga ana jonë. Kështu që preferoj të mos bëj ndonjë koment tjetër. Më vjen keq që ka pasur keqkuptime, sepse kjo ka pasur të bëjë me sqarim me vijën kufitare dhe asgjë më shumë e asgjë më pak dhe nuk është një çështje e madhe. Unë jam i bindur se pas nja dy javësh gjithçka do të bëhet. Mund të bëhet. Faleminderit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...