Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e mirë në Bashkimin Evropian Johanes Hahn do të nisë sot një tur takimesh në Tiranë dhe në Shkup.
Kjo vizitë vjen pas shtyrjes së çeljes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë me BE-në’. Hahn do të sqarojë hapat që duhen ndërmarrë për procesin scrining për Shqipërinë dhe Maqedoninë, e cila do të shërbejë si një sfidë përgatitore për hapjen e negociatave në qershor 2019.