Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, nëpërmjet një statusi në Facebook ngre shqetësimin në lidhje me paratë e pista ën qarkullimin që po kapin edhe reformën në drejtësi dhe heshtjen e BE. “A do të flasë Hanh me Kryeministrin për paratë e pista që blenë edhe Reformën në Drejtësi se BE në Tiranë bashkëjeton me to”, shkruan Vasili.
Postimi i plotë
BE duhet të kishte si kusht kryesor për hapjen e negociatave me Shqipërinë luftën pa asnjë kompromis kundër pastrimit të parave të pista.
Kjo veprimtari kriminale e dimensioneve shume të mëdha po shpërben ekonominë bleu Reformën në Drejtësi dhe po trondit rende ekuilibrat sociale të vendit.
"Çuditërisht BE në Bruksel flet shume pak për paratë e pista, ndërsa BE në Tirane nuk ka folur dhe nuk flet kurrë bile bashkëjeton fort mire në heshtje me këtë fenomen të dimensioneve të frikshme.
Departamenti Amerikan i Shtetit ka vene alarmin për pastrimin e parave të pista. Por edhe Banka e Shqipërisë ka vene gishtin në plage.
Hanh është sot në Tirane dhe le ta filloje screeningun nga paratë e pista të tjerat s'na duhen fare, sepse në fund të fundit do të kujtohen si dënglat e radhës.
Paratë e pista blenë shkatërruan,
bllokuan dhe lanë Shqipërinë pa Gjykate kushtetuese pa Gjykate të larte,pa KLGJ pa KLP pa Inspektor të përgjithshëm të drejtësisë.
Paratë e pista i prenë kokën Drejtësisë shqiptare.
A do t'ja thote dot keto Hanh kryeministrit të Shqiperise që qeveris vetem me para të pista????
Ishalla ja thote Hanh kryeministrit.....sepse BE në Tirane nuk ja tha dhe nuk ja thote dot as në ANGLISHT as në KROATISHT.
Departamenti Amerikan i Shtetit konfirmoi shume qarte se Shqiperia mbetet vend kryesor i pastrimit të parave.
Dhjetrat kullat në Tirane jane prova e qarte, që fajeson p
Moskonfiskimi i aseteve të veprimtarise kriminale dhe perkundrazi shnderrimi nga qeveria i Shqiperise në nje parajse dhe lavatrice kolosale të pastrimit të parave.
"Vendi mbetet në rrezik të konsiderueshëm për pastrimin e parave për shkak të korrupsionit të shfrenuar dhe institucioneve të dobëta ligjore dhe qeveritare.
Burimet kryesore të parasë kriminale vijnë nga trafiku i drogës, evazioni fiskal, kontrabanda dhe trafiku i qënieve njerëzore,”
“Ndërtimi, veçanërisht në zonat bregdetare, projektet e biznesit dhe kumari janë metodat më popullore të pastrimit të parave në Shqipëri”.