Prej më shumë se dy muajsh, politika, artistët dhe media “ziejnë” nga debati për Teatrin Kombëtar. Të prishet apo jo? Të ndërtohet një i ri, apo të rikonstruktohet ekzistuesi?
Ka raporte të shumta falso nga institucionet shtetërore se Teatri Kombëtar rrezikon artistët dhe njerëzit. Madje e kaluan me procedurë të përshpejtuar projekt-ligjin për shembjen e teatrit, gjasme është një godinë me rrezikshmëri të lartë, duke u përpjekur kështu ti mbyllin gojën aktorëve dhe të mbushin xhepat e tyre sa më shpejtë. Por duket se Teatri po qëndron “kokëfortë” ndaj mashtrimeve të dyshes mafioze Rama-Veliaj.
Dhe prova e parë ishte para dy javësh kur një tërmet i fuqishëm 5.1 ballë goditi Tiranën. Teatri i rezistoi edhe sot tërmetit të pak minutave më parë me magnitudë 4.7 ballë.
Ndonëse janë një fatkeqësi, tërmetet ndodhën fiks në kohën e duhur për të hedhur poshtë çdo hamendësim dhe mashtrim të Veliajt se muret e teatrit mund të shemben duke rrezikuar jetën e aktorëve.
Me çështjen e Teatrit Kombëtar Rama dhe Veliaj duan të shkatërrojnë pjesën më të vyer të Shqipërisë, historinë dhe krenarinë e shqiptarëve. Me zero respekt për dinjitetin dhe identitetin kombëtar afera 205 milionë dollarëshe te Teatri është një llokmë e majme të cilën Rama nuk mund ta lëshojë.
Por ata nuk mund t’ia hedhin paq kaq lehtë. Aktorët kanë qëndruar stoik ndaj kauzës së tyre dhe kanë paralajmëruar protesta deri në kthimin e vendimit.
I vetmi tërmet i radhës do të jetë ai që do shkundë themelet e qeverisë së Ramës! /55news