Rama favorizon industrinë e bixhozit, Berisha: Ligji është për Olsin dhe Geronin

E Enjte, 19 July 2018 11:55

Industria e lojërave të fatit qarkullon mbi 100 milionë euro në vit ndërsa lobingjet e saj ia kanë dalë gjatë viteve të fundit të ndikojnë të gjithë sistemin kushtetues të vendit, përfshirë imponimin e ndryshimit të disa ligjeve të rëndësishme. Por në paketën e re fiskale që gjendet aktualisht për shqyrtim në Kuvendin e Shqipërisë, qeveria ka propozuar një ulje tjetër në barrën fiskale të kësaj industrie, barrë që sakaq është shumë e ulët.

Ish-Kryeministri Sali Berisha denoncoi në kuvend projektligjin që qeveria ka sjellë për uljen e taksave për bizneset e lojërave të fatit. Berisha e ka akuzuar direkt kryeministrin se ky ligj është bërë posaçërisht për të favorizuar vëllanë e tij Olsi Ramën dhe vëllanë e ministrit të Brendshëm, Geron Xhafajn, si ortakë në këto biznese.

“A e dini ju që këta kanë sjellë ligj këtu në parlament për Olsin dhe Geronin? Se Olsi dhe Geroni duan – po, Pandeli, mos fol, se s’di gjë – dhe lexoje ligjin si është përcaktuar për lojërat e fatit?! Ndryshimi i ligjit ul taksën për Olsin dhe Geronin nga 80%, do të merret 20%! Pra, ulet katër herë taksa e lojërave të fatit. Ky është ligji. Ish-ministri së paku tregoi karakter, kurse ai hajduti me çizme…” u shpreh Berisha.

Projektligji “Për Disa Shtesa dhe Ndryshime në Ligjin mbi të Ardhurat Personale” u prezantua nga qeveria si një favorizim për “biznesin e vogël”. Por krahas ndryshimit të tatimit mbi fitimet neto të biznesit të vogël, projektligji propozon që koncepti “e ardhur bruto” nga lojërat e fatit, të mos jetë xhiroja e kompanive të lojërave të fatit, por fitimet bruto që dalin pasi nga të ardhurat zbriten shpenzimet për pagesën e biletave fituese. Tarifa fiskale mbi lojërat e fatit mbetet 15%, por kësaj here, kjo do të jetë mbi fitimet bruto dhe jo mbi të ardhurat bruto.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...