Sot qeveria fiton 90% të çështjeve gjyqësore

E Enjte, 19 July 2018 12:04

Kreu i PR, Fatmir Mediu, foli ditën e sotme nga foltorja e Parlamentit për rënien e shtetit gjyqësor në Shqipëri. 

Mediu është shprehur se Rama i ka marrë të gjitha pushtet, dhe tani qytetarët nuk mund të shkojnë në gjykatë, pasi ata nuk ekzistojnë.

Ndërsa, edhe ato proces gjyqësore që kanë filluar, gjykatat vendosin 90% të rasteve për qeverinë dhe në kurriz të qytetarëve.

“Te gjitha te drejtat e e qytetareve qe garantohen me kushtetute, behen te pavlefshme, jane flluska, nese nuk garantohen nga nje pushtet gjyqesor I pavarur.”

Andrey Jackson

Shqipëria dhe demokracia sot është në krizën më të madhe egzistenciale kushtetuese.

Ne jemi në kushtet e një grushti shteti dhe banditizmi kushtetues.

Nuk kemi Gjykatë Kushtetuese, Nuk kemi Gjykatë të Lartë, nuk do ketë Gjykata Apeli, nuk do ketë Gjykata Rrethesh së shpejti.

Pra faktikisht shteti ka rënë sepse një nga kollonat e tij më të rëndësishme, ajo e Pushtetit Gjyqësor, nuk egziston dhe nuk funksionon.

Kjo është situatë skandaloze, ne jemi kthyer në Republikë bananesh dhe Republika Parlamentare Kushtetuese ka pushuar së funksionuari.

Sepse çdo Republikë Parlamentare ka tre pushtete bazë që garantojnë funksionimin e Shtetit dhe të drejtat e shtetasve, ato janë të pavarura dhe ndërveprimi cili garantohet nga parimi check and balance (Kontrollit dhe Balancimit).

Rënia e Pushtetit Gjyqësor do tëthotë rënia e Shtetit, rënia e qytetarëvedhe të drejtave të tyre, sepse është Pushteti Gjyqësor ai që mbron qytetarin nga abuzimi i shtetit, i qeverisë, i Parlamentit dhe është gjyqësori që garanton dhe detyron zgjidhjen e të drejtave të tij.

Kjonuk është më hipotezë, por realitet në Shqipëri, si në asnjë vend tjetër në rajon apo Europë, sot kemi vetëm një pushtet dhe një njeri që kontrollon gjithçka.

RAMA de fakto është GjykatëKushtetuese,  Gjykatë e Lartë, është Kryeprokuror,  është ligjvënës dhe zbatues, është përcaktuesi dhe mohuesi i të drejtave të shqiptarëve.

Kjo situatë është e paprecedente, është dramatike.

Enver Hoxha, diktatori famëkeq, të paktën fomalisht kishte Gjykata, hetuesi dhe prokurori, ndërsa sot nuk kemi asnjë hallkë të gjyqësorit.

Të gjithë kemi qenë pro Reformës në Drejtësi, kemi qenë për vetingun dhe ndryshimet kushtetuese, Komisioni i Venecias me shqetësim në vlerësimet e tij theksoi që në fillim se kjo reformë nëse nuk aplikohej me kujdes, do krijonte një goditje të rëndë të sistemit të drejtësisë në Shqipëri,dhe ja ku jemi sot.

A ka ndonjë vend Europian pa sistem gjyqësor??

A mund të ndodhë në Amerikë të mos ketë Gjykatë të Lartë??

Atëherë përse Shqipëria???

Pse e filloi Rama vetingun nga Gjykata Kushtetues edhe Gjykata e Lartësi dhe kandidaturat për KLD dhe KLP??

Pse i intereson qeverisë shkatërrimi i gjyqësorit???

Së pari: Sepse thjesht pa Gjykatë Kushtetuese ai mund dhe po aprovon cdo ligj antikushtetues dhe askush nuk mund ta kundërshtojë.

Së dyti: sepse pa gjyqësor, ajo mund të cënojëcdo të drejtë të qytetarëve, të tjetërsojëpronapublikedhe private për interesat e veta korruptive, sic po ndodh në Bregdet apo me Teatrin Kombëtar, askushnuk ankohet dot në Gjykatë Kushtetuesese ajo nuk ekziston më, dheaskushnuk shkon dot në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut ne Strasburg, sepse duhet më parë të kalojë shkallët e gjyqësorit shqiptar, që nuk ekziston.

Dua të kujtoj se Gjykata e Strazburgut për cështjen e pronave ka paditur dhe detyruar shtetin shqiptar t`i paguajë pronarëve të ligjshëm, me qindra milionë dollarë. Kurse sot asnjë pronar nuk shkon dot në Strazburg sepse paraprakisht duhet të ankimohet në Gjykatën Kushtetuese.

Së treti:  Qytetarët s`mund të organizohen në referendume, sepse këtë të drejtë ta jep dhe vlerëson Gjykata Kushtetuese.

A mundet të zgjidhen padrejtësitë e shtetit dhe çështjet korruptive në dëm të qytetarëve, në dëm të biznesit???

Absolutisht Jo.

Sepse nuk ka më Gjykatë të Lartë.

Janë mbi 20,000 dosje të pashqyrtuara në këtë Gjykatë. Sot janë dosje të vitit 2014 që shqyrtohen.

Përpara disa ditësh në hard talk në BBC,  gazetari në intervistë me Ministrin e Drejtësisë e konsideroi skandal që në Gjykatën e Lartë në Indi ishin rreth 50,000 dosje të pashqyrtuara dhe India ka një popullsi rreth1,3 billion, dhe ka 18 anëtarë të Gjykatës së Lartë, ndërsa ne 2,8 milion(si statistikë, se kemingelur vetëm 1 milion), sepse shqiptarët largohen nga vendi se nuk ka më shpresë, mundësi dhe të drejta.

India nukka kërkuar të jetë pjesë e BE si Ne që pretendojmë se BE ka standartin më të lartë në respektim tështetittë së drejtës.

Po ashtu qeveria, mazhoranca  jo vetëm nuk u mor me ndërtimin e organeve emëruese në drejtësisi, KLD dhe KLP por përkundrazi i sabotoi ato.

Ata që guxuan të mendonin se ishin të aftë dhe të ndershëm për t`u bërë pjesë e këtyre organeve dhe konkuruan, duhet të kalojnë njëherë në sitën e sekserëve të Partisë dhe pastaj të vetingut, nëse kanë integritet e karakter, qofshin dhe të majtë në bindje të provuar dhe kanë përfaqësuar të majtën në Institucionet e rëndësishme Kushtetuese, duhet të digjen nga vetingu nëse nuk janë gjyqtarët që i binden qeverisë, sic ndodhi me një gjyqtar me prejardhje të majtë, sepse ky pati kurajon për t`i thënë të parit të qeverisë se nuk është socialist për shkak tëtij, por bindjeve dhe që kur është emëruar gjyqtar nuk është ushtar i Partisë por i ligjit dhe nuk mund të nxjerr njerëz nga burgu me urdhër.

Sot nuk ka as KLD as KLP as gjyqësor sepse nuk mund të emërohet askush.

Sot të gjitha gjyqet kundër qeverisë fitohen nga qeveria ndërkohë që më parë rreth 90% e tyre fitoheshin nga qytetarët.

Gjyqësori gjykon padrejtësitë dhe korrupsionin e qeverisë në rastet më të shumta, prandaj për qeverinë ai nuk duhet të mos ekzistojë.

Përvec kësaj situate absurde, qeveria njësoj si në diktaturë ka filluar një propogandë, bajate se më mirë pa gjyqësor sesa me gjyqtarë të korruptuar.

Kryeministri thotë se udhëhiqemi nga pasioni për Shqipërinë. Kryeministri i një vendi që do të bëhet pjesë e BE, duhet të ketë një pasion, të jetë ushtar i bindur i Kushtetutës, ligjit dhe rregullave dhe jo dëshirave dhe pasioneve të tij që s`kanë asgjë të përbashkët me Shtetin, ekonominë apo të drejtën.

Ky është Kalifati alla shqiptar, kopje e shëmtuar dhe e frikshme e regjimeve autoritare të lindjes. Kalifati ynë nuk ka burimin tek feja por tek pushteti dhe paraja.

Edhe Enver Hoxha ishte pasionant për t`a bërë Shqipërinë “fanar ndriçues”  dhe u bë ligj e maliq, Kalif i fesë komuniste dhe shkatërroi vendin duke e çuar në prag të inekzistencës.

Komunizmi është pasioni i fjalëve të bukura dhe veprave të tmerrshme antinjerëzore.

Të jesh krenar me injorancën është fatkeqësi.

Të jesh krenar me maskarallëkun është poshtërsi:

Kjo situate po cënon interesin dhe sigurinë kombëtare.

Dikush thotë të shtojmë kuotat në Magjistraturë, por harron se të jesh anëtar i Gjykatës së Lartë apo Gjykatës Kushtetuese duhen vite pune në gjyqësor. Si do bëjmë, ku do i gjejmë këta gjyqtarë apo duhet të rikthejmë gjyqtarët e diktataturës.

A e dini ju të nderuar kolegë deputë se një student i Harvardit, Bokonit apo shkollave më tëmira Franceze, Oksfordit,  nuk hyn dot në konkursin për Magjistrat po nuk pati mesataren siç janë mesataret e universiteteve shqiptare, nuk kanë të drejtë të konkurojnë. Të krahasosh 8 e Harvardit me 10 në Shqipëri, qoftë shtetëror apo privat, është më shumë se qesharake, është kriminale.

Ka dhe nga ata që thonë: - Hë mo se shqiptarë janë këta, ku dinë se ç`janë dhe pse duhen Gjykatat, që na thonë se nuk ka problem një vit pa gjykata. Thonë atë që nuk do guxonin kurrë ta thonë në vendin e tyre.

Ka nga ata që thonë që të marrim gjyqtarë të huaj si në Kosovë me Eulex, ky është mjerim. Duam të jemi vend Europian apo ajo që Tiransit mbanin tek fundi i baces së tyre, përveç caracit.

Nëse dikush mendon se mund të sillet me këtë popullsi ai arixhiu që i vendos zinxhirin në hundë Ariut dhe i biedefit, duke e detyruar tësillet vërdallë dhe thotë se sa bukur kërcen Ariu, që lëngon nga dhimbja dhe zinxhiri, duhet t`a dije se ky popull këputi zinxhirët e diktaturës dhe do të këpusë dhe zinxhirët e krimit dhe korrupsionit, dhe kjo ditë nuk është e largët.

Kolegëdeputetë, majtasdhe djathtas!

Kjo është një situatë e turpshme që kërkon zgjidhje, kjo zgjidhjes`mund të jetë as e majtë dhe as e djathtë, por duhet të jetë kushtetuese, prandaj ne në mënyrë urgjente duhet të rimbledhim Komisionin e Reformës në Drejtësi, për t`a prurë vendin në binarë kushtetues dhe të kërkojmë mbështetjen e Konstitucionalistëve të njohur Amerikanë e Gjermanë, që t`i japin  zgjidhje kësaj situate të turpshme.”, tha Mediu.

Modifikuar më E Enjte, 19 July 2018 13:23

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...