Ska lekë për Teatrin, por Rama shpenzon 500 mijë euro çdo muaj për platformat elektronike

Premte, 20 July 2018 19:06

Qeveria shpenzon rreth 500 mijë euro në muaj për mirëmbajtjen e platformave elektronike qeveritare. Sipas të dhënave të Open Data Albania qeveria ka shpenzuar rreth 3 milionë euro për mirëmbajtjen e platformave elektronike qeveritare nga 1 janari 2018 deri më tani.

Këto platforma janë sistemi i gjendjes civile; regjistri për njoftimet dhe konsultimet publike; portali qeveritar eAlbania; sistemi i mbrojtjes së të dhënave të thesarit; sistemi multifunksional i qendërzuar për leje ndërtimi; ndërtim i platformës dixhitale për shkollat e mesme.

Kompanitë të cilat paguhen për mirëmbajtjen e këtyre platformave janë IKUB Info, Fastech, INFOSOFT SYSTEM, Advance Business solution, Image & Communication Development, Kazazi Consulting.

Përfituesja më e madhe ndër këto kompani është INFOSOFT SYSTEM, e cila për periudhën prill 2017 deri më tani ka marrë 30 milionë euro. Ndërsa kompanitë e tjera, për të njëjtën periudhë kohore renditen si më poshtë:

– Kompania IKUBINFO ka përfituar rreth 10 milionë euro nga buxheti i shtetit;

– Kompania FASTECH ka përfituar rreth 7 milionë euro;

– Kompania Advance Business Solutions ka përfituar rreth 4 milionë euro;

– Kompania INTECH+  ka përfituar rreth 3.8 milionë euro;

Modifikuar më Premte, 20 July 2018 19:15
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...