Kreu i delegacionit europian për Malin e Zi, Ayvo Orav, në një konferencë për Ballkan Perëndimor, të organizuar në Malin e Zi, thekson se, Shqipëria ka nevojë për përparim të mëtejshëm të ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e medias. E ardhmja e integrimit europian të vendeve të Ballkanit, është në duart e vetë vendeve ballkanike, thotë Aivo Orav, i cili ushtron detyrën si ambasador i Bashkimit Europian në Malin e Zi. Në vitet 2000-2005, ai ka shërbyer si ambasadori i Estonisë në Poloni. Serbi dhe Mali i Zi. Ai shpjegon rezervat e shprehura, kryesisht nga Franca dhe Holanda, në Këshillin Evropian, ku Tirana dhe Shkupi nuk morën dritën jeshile për të filluar procesin e negociatave. Në rastin e Maqedonisë, është gjithashtu e rëndësishme të zbatohet marrëveshja me Greqinë, e cila zgjidhi çështjen e diskutueshme të emrit të vendit.
Kryetari i Lëvizjes Europiane në Malin e Zi, Momçilo Raduloviç vlerëson se, “udhëheqësit maqedonas meritojnë më shumë mbështetje nga strukturat e Bashkimit Europian dhe është koha për të kuptuar, se shumica e reformave mbështeten vetëm pas fillimit të negociatave. Rasti i Malit të Zi e tregon qartë këtë. Të gjitha reformat janë forcuar kur filluan negociatat”. Raduloviç, paralajmëroi gjithashtu se disa nga fondet e caktuara nga zyra e përfaqësimit lokal të Komisionit Europian, nuk ishin ndarë në mënyrë transparente, veçanërisht ato të dhëna për shoqërinë civile. Sipas Aivo Orava, “Shqipëria dhe Maqedonia kanë nevojë për përparim të mëtejshëm në forcimin e sundimit të ligjit”. Diplomati vlerëson kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaeva për marrëveshjen me Greqinë, e cila sipas tij është një fitore e madhe për qeverinë. Ai shton se krerët duhet të merren vetëm me reagimin e shoqërisë maqedonase.
Gjeopolitika dhe kriteret
Ministri i jashtëm i Malit të Zi, Srdjan Darmanoviç, nga ana tjetër, vë në dukje se Komisioni Europian i ka dhënë shpresë rajonit të Ballkanit, duke ofruar një paketë zgjerimi për vitin, 2025. Ai konfirmon se Mali i Zi është i interesuar të vazhdojë negociatat e mëtejshme të pranimit. Duke iu referuar situatës në Maqedoni, ai thekson se “Qytetarët e këtij vendi mund të jenë shumë skeptikë për marrëveshjen që përcakton emrin e ri Ish- Republika e Maqedonisë Veriore, sepse Bashkimi Europian, nuk e ftoi Maqedoninë menjëherë për të filluar bisedimet e pranimit. Fakti është se ka konkurrentë të fortë për ndikim në Ballkan dhe për këtë fakt Bashkimi Europian, është krejtësisht i vetëdijshëm. Veçanërisht Brukseli nuk mund të neglizhojë faktorin gjeopolitik në rajon, edhe pse Rusia ka pranuar rrugën europiane të Malit të Zi.