Duket se do të jetë e pamundur që ditën e sotme, në seancën e fundit të Parlamentit, mazhoranca të votojë disa nga ligjet që kërkojnë 84 vota.
Kjo për shkak se opozita nuk është dakord që të votojë këto ligje, ndërsa mësohet se deputet e PD-së do të jenë në Kuvend vetëm sa për të mbajtur një fjalim dhe më pas do të largohen nga salla.
Deputetët e LSI-së ndodhen në sallën e Parlamentit, ndërsa kanë kërkuar një pushim për të zhvilluar mbledhje grupi.
Nga ana tjetër, Luan Rama ka marrë fjalën duke kërkuar që Parlamenti të vazhdojë edhe në gusht për të gjetur konsensus për të votuar bashkë me opozitën që kërkojnë 84 vota.