Deputeti i LSI-së, Luan Rama duke folur për mediat jashtë seancës së Parlamentit ka bërë thirrje që palët të ulen dhe dialogojnë për të gjetur konsensusin për votimin e ligjeve për Reformën në Drejtësi.
“Në të gjitha kontaktet, edhe PD-ja mbetet e gatshme për një dialog që zgjidh zgjidhë problemet në drejtësi. Jemi pranë një kolapsi. Çështjet e Reformës në Drejtësi, nuk mund të votohen në mënyrë të njëanshme. Jemi këtu për shkak të arbitraritet dhe arrogancës së mazhorancës, është një moment reflektimi.”, tha Luan Rama.