Aleanca për Mbrojtjen e Tetarit i ka dërguar një letër të dytë Presidentit Ilir Meta. Artistët janë shprehur në letrën drejtuar Presidentit se Meta është filtri i fundit i cili mund të kthejë për shqyrtim ligjin për teatrin. Ka qenë aktori Çeloaliaj ai i cili ia ka bërë këtë kërkesë presidentit në emër të aleancës
“Po ju ridrejtohemi me një letër të dytë , për rishqyrtim për ligjin e teatrit në lidhje me projektin dhe godinën e re të Teatrit Kombëtar.
Si asnjë vend në botë Shqipëria ndodhet pa Gjykatë Kushtetuese. Ju si President jeni garanti i Kushtetutës. Pra në kushtet tona kur nuk ka Gjykatë Kushtetuese , ju jeni filtri i fundit dhe final dhe keni shumë rëndësi. Ju kërkojmë ta ktheni për rishqyrtim ligjin. Ky ligj po prish balancat e pushteteve”, shprehet artistët në letrën e tyre.