Kreu i Partisë Demokratike, duke folur për ligjin për magjistratët që kërkon 84 vota, u shpreh se ky ligj është vetëm që Rama të kapë totalisht sistemin e drejtësisë.
“Ligji i magjistraturës është aprovuar nga mazhoranca e kaluar vetëm me votat e mazhorancës dhe është aprovuar në mënyrë të tillë që pasi Rama ta kapte drejtësinë të mos ja hiqte askush nga duart. Tashmë ajo është një shkollë partie, pra është një institucion i kapur nga Rama dhe me emrat e PS. Me magjistratët synohet kapja e drejtësisë. Magjistratura nuk zgjidh ngërçin e Gjykatës Kushtetuese. Reforma në drejtësi u shndërrua në një kënetë. Reforma në drejtësi do funksiononte po të ishte Saimir Tahiri në burg. Reforma në drejtësi është në kolaps”- tha Basha.