Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka mbledhur ditën e sotme grupin e deputetëve, lidhur me seancën e ditës së sotme të Parlamentit, ku pritet të hidhet në votim disa ligje që kërkojnë 84 vota.
Pas përfundimit të mbledhjes së grupit, Basha ka pasur një prononcim për mediat, duke u shprehur se pse opozita është kundër ligjit që kërkon Edi Rama të votojë për shkollën e Magjistraturës.
"Basha tha se kjo shkollë synohet të jetë si një shkollë partie nga Rama. Sikuse ne dhe për një minutë të mbyllnim sytë, - tha Basha, - dhe t’ua jepnim votat, a do ta zgjidhte kjo problemin që vendi sot nuk ka Gjykatë Kushtetuese?!
Si mund të dilet nga ky kolaps: E para t’i qëndrojmë besnikë konsensusit të korrikut. Ne i kemi bërë disa nga propozime.
Së dyti, zgjidhja e situatës së paligjshmërisë në Prokurori. Paligjshmëria ka kapluar gjithë piramidën e prokurorisë që ka çuar në emërime të paligjshme.
Së treti, zgjidhja e situatës së paligjshmërisë me anëtarët e jashtëm të KLGj e KLP dhe duke përsëritur sipas ligjit, procedurën e zgjedhjes. Sepse procesi kundër ligjit është i pavlefshëm. Anëtarët e KLGj dhe KLP duhet të zgjidhen jo sipas qejfeve të mazhorancës.
Së katërti, zgjidhja e ngërçit në Gjykatën Kushtetuese që ajo të bëhet funksionale. Asgjë s’e ndalon Edi Ramën që siç po shemb Teatrin, të fusë në burg këdo. A mendoni se ka një instrument sot që e përdor Edi Ramën që të fusë në burg këdo që mban ngjyrën portokalli? Nuk e kam pyetje retorike. Ai bën ligj psh kush mban veshur ngjyrë portokalli, duhet futur në burg! Deri dje e pengonte Gjykata Kushtetuese, po sot, kush e pengon?! Deri dje Gjykata e ndalonte dhe hapte procedim penal, kurse sot, nuk ka.psh, sot vendimi i tij mund të ketë të bëjë me pronar, kursimet, dyqanet... Ky ëhstë kufiri midis demokracisë dhe diktaturës.
Ndërprerje e menjëhershme e procesit të njëanshëm në Veting. Shembull epik kemi ratsin e gjyqtarit të ish-diktaturës që është një shërbëtor i Edi Ramës. Këto janë pikat kryesore krahas një komisioni të balancuar dhe të paanshëm për të verifkuar sistemin e drejtësisë. Por, ata që e sollën vendin në këtë pikë duhet të mbajnë përgjegjësi. Ata kanë emër e mbiemër.
Rama e refuzoi propozimin tonë që Vetingu në Polici të nisë nga ministri. Pse duhet ta kërkojë për policin? Sepse po ta kërkojë për ministrin i pari ai duhet të largohet. Ky me vëllanë e dënuar për trafik droge duhet të rrijë ministër i Brendshëm> ky ëhstë standart i papranueshëm. Në mënyrë kategorike i paparanueshëm. Këto janë qëndrimet kryesore.
Meqënëse do të shembë Tetarin dhe e ka kthyer parlamentin në teatrin, kjo ëhstë rruga dhe e vërteta sipas nesh. Së vërtetës nuk mund t’i ike duke pretenduar sikur nuk e sheh.
Pa prerë lidhjet e qeverisë me krimin nuk mund të vazhdojmë se do të na largojë më shumë nga Perëndimi".