Erjon Veliaj ka filluar të prodhojë një gënjeshtër të re, për kinse vendosjen e linje transporti me tren elektrik mes Tiranës dhe Durrësit. Pikëpyetja e parë që lind është ç'lidhje ka Erion Veliaj me një projekt kombëtar, më saktë që s’i përket sferës së pushtetit vendor. Përgjigja është se Veliaj ndjek erën e euros dhe janë plot 90 milionë euro për ndërtimin e kësaj linje. Por, çudia tjetër ka të bëjë se me projektin po merret Edi Rama, të cilit ka filluar të mos i pëlqejnë ndërhyrjet e vazhdueshme të Veliajt në parcelën e tij. Nga ana teknike, marrë parasysh kostoja e operimit është tepër e lartë, madje kur të ndizet mund të lejë pa energji Tiranën apo Durrësit. Një lajm vjen nga Japonia, e cila ka mbyllur një linjë treni elektrik për shkak të kostos së lartë.
Kjo rrumpullë që është krijuar midis Veliajt dhe Ramës tregon për ekzistencën e një garë, se kush i kapë eurot i pari, për të lënë në Shqipëri trenin e tallashit.