Jo vetëm me lëvizjet pas kuintave, por Edi Rama doli sot hapur në mbrojtje të prokurorit të diktaturës Ardian Dvorani. Dvorani ka qenë Prokuror në Shkodër në periudhën më të egër e gjakatare të vrasjeve në kufi. Për akuzat e bazuara mbi fakte të opozitës, për standardin e dyfishtë që tregoi sot Komisioni i Vettingut, për të hedhur poshtë edhe konkluzionet e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit ët Pasurisë për fshehjen e pasurisë nga ana e gjyqtarit Dvorani, Rama preferoi ti kundërshtojë vetë. Ai u shndërrua sot në zëdhënësin personal të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë.
Ardian Dvorani, qëndron në këtë pozicion edhe pse mandati i tij ka skaduar prej 4 vitesh. Gjykata Kushtetuese ka vendosur prej kohësh dhe e ka shpallur të përfunduar dhe të mbyllur mandatin e Ardian Dvoranit. Por Edi Rama nuk lejoi zbatimin e këtij vendimi. Me urdhrin e tij vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk u publikua në kohë me qëllim të vetëm për të mbajtur në Gjykatën e Lartë të besuarin e tij.
Dvorani u mor sot në mbrojtje nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pavarësisht se anëtari I Gjykatës së Lartë, sipas Inspektoratit të Pasurive, nuk justifikonte 99 milionë lekë.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk ka gjetur tek Ardian Dvorani asnjë problem me integritetin e tij profesional. Por, nëse do të ishte vërtet i pavarur, vettingu duhet ta shkarkonte që sot Ardian Dvoranin, sepse është i vetmi gjyqtar i Republikës së Shqipërisë që nuk zbaton vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Rasti flagrant i keqpërdorimit të Dvoranit nga Rama është ai i lirimit nga akuzat për dhunë në Parlament të dy deputetëve banditë të Ramës, Ndoka dhe Ndreu. Argumenti i Gjykatës së Lartë ishte më shumë se qesharak dhe gjyqtarët vendosën vetëm nën diktatin e këtij individi.
Dvorani është edhe engjëlli mbrojtës i Rama- Tahirit në Gjykatën e Lartë. Ai ndikoi në vendimin për të shpallur shpifje, deklaratat e opozitës për bashkëpunimin e Ramës dhe Tahirit me bandën e drogës “Habilaj”. Deklarata këto që u provuan si të vërteta nga prokurorët italianë. Vetëm për Dvoranin nuk kishte dyshime që deklaratat e opozitës kishin të vërtetën e madhe, atë të kanabizimit dhe trafikimit të kanabisit nga banda famëmadhe “Habilaj”.
Nxjerrja e figurës së Dvoranit si e pastër nga vettiingu do ti hapë rrugën amës për ta katapultuar ish-prokurorin e diktaturës në krye të Gjykatës Kushtetuese. Në këtë gjykatë Ramës i duhet një kamikaz politik. Punë për Dvoranin në këtë Gjykatë do të ketë mjaft. Në horizont është marrëveshja antikushtetuese për shitjen e detit. Gjithashtu shkelja flagrante anti-kushtetuese për dhurimin e tokës publike te Teatri Kombëtar , kompanisë Fusha sh.p.k./ 55news.al