Gjyqtari i PS-së kalon Vettingun

E mërkurë, 25 July 2018 10:13

Ashtu siç e kishte paralajmëruar dy ditë më parë edhe PD-së, Edi Rama ka vendosur që ditën e sotme të kalojë me sukses gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani.

Ishte deputeti i PD-së, Gent Strazimiri i cili përmes një deklarate për mediat tha para dy ditësh se Ardian Dvorani, gjykatësi I lartë, që njihet publikisht si “çanta  e shpinës e Fatmir Xhafës”, është simboli i shërbëtorit politik të Edi Ramës në sistemin e drejtësisë.

Është e cudishmt po ashtu, sesi Dvorani kaloi vettingun, duke pasur parasysh se ai kishte probleme me deklarimin e pasurisë.

Reagimi i Strazimir për Dvoranin:

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit provoi sërish sot se po zbaton standarde të dyfishta për gjyqtarët dhe prokurorët që i shërbëjnë Edi Ramës. 

Ardian Dvorani, gjykatësi I lartë, që njihet publikisht si “çanta  e shpinës e Fatmir Xhafës”, është simboli i shërbëtorit politik të Edi Ramës në sistemin e drejtësisë. 
 
Ai u mor sot në mbrojtje nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pavarësisht se anëtari I Gjykatës së Lartë, sipas Inspektoriatit të Pasurive,  nuk justifikonte 99 milionë lekë. 
 
Në një rast të paprecedentë, KPK përmbysi raportin e Inspektoriatit me justifikimin se Dvorani ka harruar të dorëzojë një fletë nga deklarimi i pasurisë.

Sjellja me dy standarde e organeve të vettingut ka vënë në dyshim serioz besueshmërinë ndaj procesit, i cili po provon se nuk udhëhiqet nga ligji dhe se është një proces i korruptuar politikisht.
 
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk ka gjetur tek Ardian Dvorani asnjë problem me integritetin e tij profesional. Por, nëse do të ishte vërtet i pavarur, vettingu duhet ta shkarkonte që sot Ardian Dvoranin, sepse është i vetmi gjyqtar i Republikës së Shqipërisë që nuk zbaton vendimin e Gjykatës Kushtetuese. 
 
Mandati i Ardian Dvoranit si anëtar i Gjykatës së Lartë ka përfunduar 4 vjet më parë dhe Gjykata Kushtetuese me një vendim të posaçëm urdhëroi mbarimin e mandatit të tij. 
 
Një vendim ky që sot e kësaj dite nuk është zbatuar nga anëtari I Gjykatës së Lartë Ardian Dvorani, të cilin Edi Rama po e përgatit ta emërojë anëtar të Gjykatës Kushtetuese, njësoj si Fehmi Abdiun në 98-ën.  
 
Po përse gjithë kjo sakrifikë për Ardian Dvoranin, aq sa të bëhet kurban haptazi besueshmëria, edhe pa këtë fakt e dyshimtë, e organeve të vettingut?!
 

Ardian Dvorani, është prokuror i diktaturës së Partisë së Punës, sot Partia Socialiste, ose ndryshe Rilindja, ç’ka tregon më së miri integritetin e tij profesional. Dvorani ka qenë Prokuror në Shkodër në periudhën më të egër e gjakatare të vrasjeve në kufi.
 

Ne cv e tij, mund të dallohet qartë “karriera profesionale”, që njeh vetëm ngritje nga viti 1998, kur nis të punojë për qeverinë e Partisë Socialiste, deri në vitin 2005, kur Partia Socialiste e votoi si anëtar të Gjykatës së Lartë. 
 

Ardian Dvorani është në fakt “komisari politik” i “Partisë” në Gjykatën e Lartë. Është ideatori dhe argumentuesi i çdo vendimi të marrë kundër opozitës gjatë sundimit të “Partisë”, duke nisur nga konsiderimi si “shpifje” I faktit që Saimir Tahiri e Edi Rama së bashku me Habilajt dhe Balilajt drejtojnë trafikun e drogës, e deri tek moskonsiderimi “vepër penale” të goditjes së opozitës në parlament për shkak të denoncimit të Saimir Tahirit dhe kriminelëve ligjvënës. 
 
Ardian Dvorani do ta kalojë “Edvingun”, megjithëse nuk justifikon pasurinë, megjithëse është autori dhe ideatori I vendimeve më skandaloze të 28 viteve të fundit, sepse narkoqeveria ka nevojë për elementë si ai, dhe kjo është dëshmia më e qartë dhe elokuente që procesin që do të duhej të ishte “Vetting”, Edi Rama e ka shndërruar në “Edving”. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...