Amerika përjashtoi Shqipërinë, reagon ashpër Vasili

E mërkurë, 25 July 2018 09:50

Kreu i Grupit të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar ditën e sotme lidhur me vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, për të mos përshirë Shqipërinë në raportin për klimën e biznesit.

Përmes një reagimi në profilin e tij në Facebook, Vasili thotë se përjashtimi i Shqipërisë nga DASH si vend atraktiv është mesazh më i rëndë për klimën e biznesit.

Reagimi i Vasilit:

Perjashtimi nga DASH-i i Shqiperise si vend atraktiv,mesazh shume i rende per klimen e bisnesit.

Nje mesazh shume i rende per klimen e biznesit vjen nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Raport i Departamentit Amerikan të Shtetit lidhur me klimën e biznesit për vitin 2018 (“Investment Climate Statements for 2018”) nuk e ka përfshirë fare Shqipërinë, ndryshe nga një vit më parë, pra 2017, ku Shqiperia ishte pjesë e listës së vendeve,që SHBA i sugjeron investitorve amerikanë për të bërë biznes.
Ky eshte mesazhi me i rende per klimen e bisnesit ne Shqiperi,por dhe per biznesin e huaj qe do te donte te investonte ne Shqiperi.
Klima e biznesit ne Shqiperi po perjeton absolutisht momentin me te keq dhe me negativ te saj.
Klimen e biznesit e ka perkeqesuar,dekurajuar dhe deprimuar pastrimi i çfrenuar i parave te pista ne Shqiperi,per te cilin Departamenti Amerikan i Shtetit ngriti alarmin pak muaj me pare duke rikthyer Shqiperine ne Listen e Zeze te vendeve qe pastrojne masivisht parate e droges krimit,trafikut te qenieve njerezore,korrupsionit etj.
DASH raportonte:
“Shqipëria ka një ekonomi të madhe ‘cash’ dhe informale, me flukse domethënëse parash që hyjnë nga jashtë në formën e remitancave. Burimet kryesore të parasë kriminale vijnë nga trafiku i drogës, evazioni fiskal, kontrabanda dhe trafiku i qënieve njerëzore”.

Kryeministri dhe qeveria kane vetem dhe vetem nje objektiv shkaterrimin e biznesit te ndershem dhe ndertimin e autostradave te pastrimit te parase, ndaj grabisin pronen publike,japin token e Gardes se Republikes,
shkaterrojne Teatrin,shpartalluan Tiranen me kulla dhe dhe rrembejne qindra miliona euro ne koncesione pirate qe i dhurohen perdite krimit te organizuar.
Shqiperia po rreshqet shume rrezikshem drejt kolapsit ekonomik.
Qeveria ne ikje po ndjek strategjine e tokes se djegur me moton "te rrembejme ç'te mundemi dhe pas
nesh le te behet qameti".
Kjo qeveri piramide po i çon shqiptaret drejt nje tragjedie ekonomike dhe sociale te permasave teper te te medha.

 

Screenshot_1.jpgScreenshot_5.jpg

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...